Përplaset me makinë, pranga shkodranit
Një aksident me pasoja të
rënda, i ndodhur në tunelin
e Murrashit ka vënë në pranga një
43-vjeçar nga qyteti i Shkodrës.
Sipas burimeve zyrtare të policisë
lokale, mësohet se rreth orës 17
e 30 minuta të një dite më parë
është bërë arrestimi në flagrancë
i Nikollë Lodhimajt. Burimi në
fjalë sqaron se arrestimi i tij u
bë pasi në aksin rrugor Elbasan
- Librazhd, në vendin e quajtur
tuneli i Murrashit, Lodhimaj, duke
drejtuar mjetin e tij tip "Toyota", me
targa të huaja, NEM-2769, është
përplasur me mjetin tip "Volkswagen"-
veture, po me targa të
huaja, AD-220 RR, e cila drejtohej
nga 23-vjeçari Andi Kasmi, banues
në Tiranë. Për pasojë janë dëmtuar
Valbona dhe Valmira Rama, nga
Tirana, të cilat kanë qenë pasagjere
në këtë mjet.
rënda, i ndodhur në tunelin
e Murrashit ka vënë në pranga një
43-vjeçar nga qyteti i Shkodrës.
Sipas burimeve zyrtare të policisë
lokale, mësohet se rreth orës 17
e 30 minuta të një dite më parë
është bërë arrestimi në flagrancë
i Nikollë Lodhimajt. Burimi në
fjalë sqaron se arrestimi i tij u
bë pasi në aksin rrugor Elbasan
- Librazhd, në vendin e quajtur
tuneli i Murrashit, Lodhimaj, duke
drejtuar mjetin e tij tip "Toyota", me
targa të huaja, NEM-2769, është
përplasur me mjetin tip "Volkswagen"-
veture, po me targa të
huaja, AD-220 RR, e cila drejtohej
nga 23-vjeçari Andi Kasmi, banues
në Tiranë. Për pasojë janë dëmtuar
Valbona dhe Valmira Rama, nga
Tirana, të cilat kanë qenë pasagjere
në këtë mjet.