Vetëvaret 62-vjeçari, shkak depresioni
Kushtet e rënda ekonomike dhe familjare
e kanë çuar drejt vetëvarjes babanë e
gjashtë fëmijëve në Durrës, ndërsa po punohet
për të zbardhur vdekjen e një gruaje
të rrëzuar nga shkallët në zonën bregdetare
të Shkëmbit të Kavajës.
Vetëvarja ndodhi mesditën e
djeshme në lagjen periferike
të Shkozetit. Viktima është
Mefail Tarku, 62 vjeç, i dalë
në pension prej pak kohësh.
Ka qenë bashkëshortja e tij,
ajo që e ka gjetur të varur në
dhomën e gjumit me një litar.
Konstatimi i aktit të vetëflijimit
është bërë rreth orës
11.30 të ditës së hënë dhe pas
njoftimit në vendin e ngjarjes
ka shkuar grupi hetimor. Nga
veprimet e para dhe marrja e
dëshmive të familjarëve rezulton se prej disa
kohësh 62-vjeçari po kalonte një gjendje të
rëndë depresive, pasojë e kushteve ekonomiko-
sociale të familjes së tij dhe mospërballimi
nxjeri
nevojave të përditshme. Një prej fëmijëve të
viktimës ka probleme të zhvillimit fiziko-mendor
dhe nevojë për kujdes të veçantë. Ndërkohë,
një tjetër person ka vdekur në rrethana të
paqarta dhe nuk dihet ende nëse ka qenë një
vetëvrasje, një aksident apo
pas ngjarjes fshihet një krim.
Natën e së dielës, rreth orës
23.00, 65-vjeçarja Shkurte
Skura, me banim në plazhin
e Durrësit është rrëzuar nga
shkallët e shtëpisë së saj, që
ndodhet te Shkëmbi i Kavajës.
Burime zyrtare të policisë
bënë të ditur se ende nuk janë
sqaruar rrethanat. Gruaja
është dërguar menjëherë në
Spitalin Ushtarak në Tiranë
për ndihmë mjekësore, por
nuk ka mundur të mbijetojë,
pasi dëmtimet ishin të mëdha. Rreth orës
02.45 të së hënës gruaja ka gjetur vdekjen,
ndërkohë që policia po punon për të zbardhur
shkaqet e saj.