Kthehet Adriano, Dinjo në listën e pritjes
Karlos Dunga ka marrë vendimin: trajneri grumbullon të njëjtët lojtarë që siguruan kualifikimin edhe për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit 2010. Adriano kthehet në "seleçao", një vendim që jo vetëm ka lumturuar sulmuesin, por ka sjellë përfitime të mëdha edhe për klubin e Flamengos. Tifozët e festuan lajmin duke blerë 75 mijë fanella me numrin 10 brenda një dite, për një vlerë rreth 250 mijë euro. Ndërkohë, jashtë skuadrës mbeti Ronaldinjo. Rreth fantazistit të Milanit, Dunga tha: "Është një lojtar i madh, me cilësi të shkëlqyera. Duhet ta ndihmojmë dhe të evitohet spekulimi me lajme të pavërteta. Është më mirë ta lemë të punojë i qetë, deri sa të kthehet në formën optimale".