E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: Tutor për mua? Këtu vendos vetëm unë

Sapo është kthyer nga Italia, ku i ishte nënshtruar një kure shëndetësore për t‘u dobësuar, Diego Armando Maradona rifutet menjëherë në klimën e zjarrtë që rrethon Kombëtaren argjentinase. Trajneri i bardhekaltërve është nën akuzë për rezultatet zhgënjyese të skuadrës, e cila rrezikon të mos kualifikohet për në Botërorin e Afrikës së Jugut 2010. Deçizive në këtë sens do të jenë dy ndeshjet e fundit të grupit amerikano-jugor kundër Perusë (dhe nuk duhet të jetë e vështirë) dhe Uruguait (që do të jetë një sfidë me të vërtetë për të mos u humbur). Ka skepticizëm të madh përreth "El Pibe de Oro", aq sa qarkullojnë zëra se presidenti i Federatës Argjentinas (AFA), Julio Grondona, i ka shtuar në staf si këshilltar special Karlos Bilardon. Vlen të thuhet se ky person e ka drejtuar Argjentinën në fitimit e titullit të fundit Kampion Bote në Meksika ‘86 (me Maradonën kapiten). Një hipotezë së cilës ish-idhulli i tifozëve të Napolit i është kundërpërgjigjur ashpër: "Këtu i vetmi që vendos jam unë. I dëgjoj të gjithë, por në fund vendos vetëm unë. Derisa u riktheve nga Italia, as Karlos Bilardo, as Julio Grondona, as bashkëpunëtorët e mi nuk e dinin se kë do të grumbulloja (për miqësoren ndaj Ganës dhe për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit 2010)". Kur i thuhet se qarkullojnë zëra se i është urdhëruar t‘u japë më shumë hapësirë në vendime opinioneve të Bilardos, Maradona shpërthen akoma më shumë: "Më kanë dhënë urdhra mua? Mua nuk më urdhërojnë dot për asgjë dhe as më sugjerojnë emrat e lojtarëve që do të grumbulloj. Listën e lojtarëve lokalë (domethënë atyre që luajnë në Argjentinë) do ta jap tani (dje) dhe nesër (sot) do të jap atë të ‘të huajve‘. Askush nuk mund të më thotë se kë të thërras dhe kë jo dhe përgjegjësinë e vendimeve e mbaj vetë". Maradona më pas ka shtuar, se nuk ka ndërmend të dorëhiqet, pasi ka "një kontratë deri në 2011". Në Europë, ka shtuar ai, "kam takuar Mesin, Lavecin, Milito e Maksi Rodriguez. Të gjithë janë mirë. E di që do ta ndihmojnë Kombëtaren në çfarëdolloj momenti e do japin gjithmonë maksimumin e tyre. E njëjta vlen për Higuain. Nëse do të luajë te Reali, është e pamundur të mos ta marr. Unë jam i qetë në prag të ndeshjeve. Di që duhet të flas shumë me djemtë, do të duhet t‘ua them në sy se ajo që po bëjmë nuk është ajo që kemi përcaktuar në fillim. Kemi shumë mundësi për t‘i kualifikuar", përfundon Maradona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›