Lipi: Do të mbështetem sërish te veteranët
Marçelo Lipi rithekson se nuk ka ndërmend të bëjë revolucion në prag të Botërorit. Trajneri i Italisë ka deklaruar gjatë inaugurimit të "Festivalit të Shëndetit" në Viarexhio: "Për Kombëtaren do të mbështetem shumë te grupi i vjetër, pasi tek ata ekziston një vetëdije e pagabueshme. Në krahasim me Botërorin 2006, tani janë shtuar 14 lojtarë të ndryshëm në 23-she. Shpresat janë për një kualifikim që në ndeshjen e ardhshme në Irlandë, pastaj do të fillojmë të perfeksionojmë punën që kemi bërë në këtë një vit e gjysmë. Prapa mrekullive të jetëgjatësisë sportive, si ajo e Inzagit dhe Maldinit, ka shumë sakrifica, djersë dhe dëshirë për të punuar. Mjekësia? Nuk duhet të vizitohemi vetëm kur jemi sëmurë".