Ronaldo: E dashuroj Mançester Junajtid
Kristiano Ronaldo, në një intervistë të dhënë për një emision të një televizioni anglez, ka zbuluar gjithë dashurinë për ish-skuadrën e tij, Mançesterin e Junajtid, për të cilën vazhdon të bëjë tifozllëk, edhe pse tashmë është një lojtar i Realit të Madridit: "Unë i dua ‘Djajtë e Kuq‘ dhe çdo herë që më jepet mundësia kërkoj t‘i ndjek në tv ndeshjet e tyre. Më pëlqen të marr vesh se çfarë po ndodh në ‘Old Trafford‘, gjatë kësaj kohe që unë jam në Spanjë. Nani? Jam i lumtur për të, pasi po luan me më shumë vazhdimësi. Shumë shpejt do t‘ju demonstrojë të gjithëve se është një nga futbollistët më të fortë në botë", ka nënvizuar ylli portugez, lojtari më i shtrenjtë në botë (94 milionë euro).