E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Rama në Tiranë, ishte në Paris veç për një natë qejfi

Pas zbulimit nga mediat të aventurës ilegale të ylberistit në Paris, ai është kthyer sot në kryeqytet


Burime të “55”-ës konfirmojnë se kryesocialisti Edvin Rama është kthyer sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë, pas një nate ahengu dhe qejfi në bulevardin “Shamps Elize”, të Parisit me mikun e tij të adoleshencës dhe jetës studentore, Anri Sala. I ndodhur në kushte të forta paniku sipasojë e zhveshjes nga mashtrimi që përcolli në media se po shkon në Bruksel, ndërkohë që u stacionua në Francë, për disa ditë ‘relax’, larg grevës dhe pisllëkut të çadrave të bulevardit, kryesocialisti u kthye me urgjencë, duke mbartur me vete grahmën e turpit dhe atë të mashtrimit. Përhapja e gënjeshtrës se po nisej për takime politike në Bruksel, tingëlloi si diçka normale, por gjithsesi nuk aktivizoi ndjenjën e besueshmërisë te opinioni publik...Kjo fazë dyshimi shërbeu vërtetë si një ganregë e shembjes së mashtrimit të pisët së Edi Ramës, teksa është zbuluar se ky i fundit ka qenë i ftuar personal i Anri Salës në Paris, në lagjen e ahengut të bulevardit të famshëm “Shamps Elize”. Tallja dhe braktisja e grevistëve ka arritur kulmin, kur u mësua se ai do kalojë disa ditët në Francë nën shoqërinë e A.Salës, i cili siç edhe dihet ia di krizat kryetarit të PS dhe ka informacion se sa kohë i duhet për t’u çliruar nga stresi dhe për t’u rikthyer në gjendje disi normale. Burime të “55”-ës bëjnë të ditur se gjendja morale dhe psikologjike e Edi Ramës ka shqetësuar miqtë e tij të ngushtë në Francë, ndërsa më pranë në këto momente të brishta i është gjendur, Anri Sala, i cili e ka ngushëlluar sipas metodës së vjetër...Edhe pse ende s’është e qartë nëse ka ndryshuar status-quoja psikologjike e lakuriqit të socialistëve, Edi Rama vazhdon të keqpërdorë grevistët për 8 ditë me radhë për një kauzë të paqenë, duke u vënë në shërbim të klaneve mafioze të Ramës dhe Ruçit, të dirigjuar nga bllokmenët e vjetër si Ramizi dhe Nexhmija.


Mashtrimi, Edi Rama fluturon për në Paris jo në Bruksel Pas futjes në burg të deputetëve dhe simpatizantëve, Edi Rama humbi çdo mbështetje ndërkombëtare për kauzën e ngritur, duke faktuar mirëfillti tendencën e tij për marrje të pushtetit përmes dhunës. Pas informacioneve të para se Edi Rama është tashmë një figurë e padëshiruar për kancelaritë perëndimore, ky i fundit dha lajmin nëpër disa media të kontrolluara prej tij, se është nisur për një vizitë drejt Brukselit, por që një të vërtetë edhe kjo ka rezultuar një mashtrim i pastër, pasi mësohet se ka qëndruar në Paris, për relax , duke kujtuar kohët e vjetra, atëherë kur ai ishte student. I vetëdijshëm se në Bruksel nuk ka për ta pritur askush dhe se nuk ka për të realizuar asnjë takim me shefat e diplomacisë evropiane, Edi Rama ka përfunduar në suitat e kryeqytetit francez, për të kuruar stresin dhe depresionin që po e mundon qëkur ka nisur greva e urisë, ndërkohë që në bulevard ka lënë 22 deputetë dhe 200 simpatizantë të burgosur. Atje në Paris e pret Anri Sala, një liman i vjetër i shoqërisë së vjetër të Edi Ramës, i cili edhe e di natyrën e stresit të kryetarit të PS-së, dhe se si i kalon atij. Edhe vetë Gramoz Ruçi, kur tha në miting se kryetari i partisë është nisur jashtë shtetit, u përkujdes të theksonte se ishte atje për një vizitë të shkurtër . Në bazë të informatave nga aeroporti "Nënë Tereza", mësohet se paraditen e djeshme është paraqitur kreu i Partisë Socialiste, për të marrë linjën ajrore, por destinacioni nuk ka qenë Brukseli, por Parisi, atje ku e prit miku e shoku i vjetër, i cili i di mirë tekat e relaksit e të qetësisë shpirtërore, aq shumë e dëshiruar prej tij, nëse do të risillnim në vëmendje lëvizjet politike të PS-së të mbushura me fushata anormale shpifjesh dhe trillimesh për të nxirë imazhin e vendit. Edhe pse një pjesë e njerëzve pranë Ramës, janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë informacionin, gënjeshtra nuk ka mundur të rezistojë më shumë se 2-3 orë deri në konfirmimin përfundimtar se Edi Rama nuk ka udhëtuar drejt Brukselit, por përkundrazi për në qytetin e tij, në bulevardin "Shamps Elize" të cilin e ka përdorur për vite me radhë si strehë argëtimi dhe qejfi, por në këtë rast, për të larguar stresin e akumuluar gjatë ditëve të fundit duke filluar nga protesta deri te greva e urisë. Lajmi i kobshëm është për grevistët e burgosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", të cilët kanë humbur jo vetëm solidaritetin njerëzor, por po përballen edhe me braktisjen e lidershipit të tyre. Braktisja nuk është kapërdirë mirë, sidomos pas frazave optimiste se ishte gjetur një zgjidhje se si do të mund të ndërpritej greva e urisë. Arratisja drejt Parisit tashmë jo veç zgjat agoninë e kësaj greve-autogol edhe për 2-3 ditë të tjera, por edhe tregon se një zgjidhje për të dalë nga qorrsokaku nuk është gjetur nga kryetari i opozitës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›