E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet dosja e Bujar Gashit

Dosja e njërit prej të akuzuarve si anëtar i bandës së Lushnjës i është kthyer prokurorisë për plotësime dhe rregullime. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje që të kthejë dosjen e Bujar Gashit, gjykimi i të cilit ishte ndarë nga pjesa tjetër e të pandehurve. Prokuroria kishte kërkuar pak kohë më parë të tërhiqte dosjen për të rregulluar disa elemente që lidheshin me gjeneralitetet e tij. Por trupi gjykues që po gjykon çështjen ndaj bandës së Durrësit e kishte rrëzuar këtë kërkesë. Gjithsesi, togat e zeza e kishin ndarë çështjen nga pjesa tjetër e grupit dhe tani dosja është kthyer për plotësimet e duhura. Në fillim të procesit gjyqësor ndaj bandës së Durrësit ishte vërejtur një ngatërresë emrash për shkak të ekzistencës edhe të një personi tjetër me emrin e Bujar Gashit në qytetin e Durrësit. Për të eliminuar çdo mundësi që kjo ngatërresë të përdoret si argument për të kundërshtuar vendimin, prokuroria kishte kërkuar tërheqjen e dosjes, çka u miratua dje nga gjykata.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›