Dështimi spektakolar, KESH 190 milionë euro humbje
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Viti 2007, sipas premtimit, duhet të ishte viti në të cilin shqiptarëve do t u garantohej furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike. Edhe pse u shpenzuan për import po aq milionë euro (176 milionë) sa në 4 vitet e mandatit të mëparshëm qeverisës, 2007 shënoi vitin e një errësire masive. Në këtë vit deficiti i KESH arriti në 2.4 % të Produktit të Brendshëm Bruto apo mbi 190 milionë euro”
Qeveria Berisha po mbush tre vjet dhe dështimi më spektakolar i saj është, pa dyshim, rrënimi i situatës energjetike të vendit. Ky pohim është bërë dje nga nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, sipas të cilit, kjo gjë faktohet nga institucionet më prestigjoze që asistojnë Shqipërinë prej 17 vjetësh. Beqja tha se situata energjetike është kërcënimi më serioz për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ai kujtoi premtimet e Ekzekutivit sipas të cilave, viti 2007 do të ishte viti në të cilin shqiptarët nuk do të kishin ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa shtoi se në vitin 2007, arkëtimet ishin jo më të larta se 81 për qind, ndërkohë që në vitin 2004 niveli i arkëtimeve ka qenë 88 për qind. Ai pohoi se një vit më parë deficiti i KESH arriti në 2.4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto apo mbi 190 milionë euro. Me këtë fond, sipas tij, mund të ndërtoheshin apo të rritej cilësia në një sërë shërbimesh publike. Berisha, sipas nënsekretarit për Programin në PS, duhet t u tregojë të vërtetat shqiptarëve.
Deklarata
“Jo vetëm konstatimet dhe deklarimet e përsëritura të Partisë Socialiste, por edhe institucionet më prestigjoze që asistojnë Shqipërinë prej 17 vjetësh konkludojnë që situata energjetike është kërcënimi më serioz për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, - pohoi dje Beqja. Sipas tij, pas 3 vjetësh qeverisje janë me dhjetëra, mijëra familje që faturohen aforfe dhe është kërkuar të vazhdojë kështu deri në janar 2009, edhe pse Qeveria pati premtuar që do të instalohen matësat në të gjithë konsumatorët e për rrjedhojë do të marrë fund brenda vitit 2006 faturimi aforfe. Ai kujtoi se në vitin 2007 arkëtimet ishin jo më të larta se 81 për qind, ndërkohë që në vitin 2004 niveli i arkëtimeve ka qenë 88 për qind. “Viti 2007, sipas premtimit, duhet të ishte viti në të cilin shqiptarëve do t u garantohej furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike. Edhe pse u shpenzuan për import po aq miliona euro (176 milionë) sa në 4 vitet e mandatit të mëparshëm qeverisës, 2007 shënoi vitin e një errësire masive. Në këtë vit deficiti i KESH arriti në 2.4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto apo mbi 190 milionë euro”, - pohoi nënsekretari për programin në PS. Beqja theksoi se ky është bilanci real i Qeverisë së kryeministrit Berisha, i cili vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur dhe nuk është në gjendje të kuptojë që paaftësia dhe korrupsioni i Qeverisë së tij kanë sjellë që shqiptarëve t u mungojë shërbimi shëndetësor, furnizimi me ujë, mjediset ku të shkollohen fëmijët e rrugët ku të lëvizin njerëzit dhe mallrat. Sipas tij, me 190 milionë eurot e humbura vjet në KESH, mund të ndërtoheshin dhe pasjiseshin ambulanca në 2500 fshatra të Shqipërisë, mund të ndërtoheshin dhe pajiseshin qendra shëndetësore për 300 komuna rurale në Shqipëri si dhe mund të ndërtoheshin 3 spitale rajonalë modernë me 1200 shtretër në total. “Me 190 milionë eurot e humbura vjet në KESH mund ndërtohej superstrada Shkodër – Hani Hotit, superstrada Qafë–Thanë – Qafë- Plloçë si dhe ndërtoheshin mbi 1.200 km rrugë rurale, mund të ndërtoheshin dhe pajiseshin klasa për mbi 100 mijë nxënës në të gjithë vendin, mund ndërtoheshin ujësjellës që do të furnizonin me ujë të pijshëm 1.2 milion banorë të Shqipërisë, pra më shumë se 1/3 e qytetarëve të vendit”, - tha ai. Beqja theksoi se Kryeministri duhet t u tregojë këto të vërteta shqiptarëve dhe jo të vazhdojë me demagogjinë duke përdorur togfjalëshin “do të” pasi koha e tij ka mbaruar.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008