“Vendi i përgjakur nga korrupsioni, Berisha mohon faktet”
Autori i Lajmit: red.
Socialistët kundërshtojnë komentet e Qeverisë lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, pohoi dje se Qeveria mohoi treguesit e korrupsionit në raportin e FMN-së. “Për të disatën herë, Kryeministri me shenjën e korrupsionit, bëri dje përpjekje heroike për të zhvlerësuar duke pështyrë institicionet monetare ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë në të gjitha fushat, veçanërisht atë ekonomike dhe financiare. Do të doja t ju kujtoja që më herët, me të njëjtin qëndrim, madje, në kanalet më të mëdha ndërkombëtare të lajmeve, Sali Berisha është paraqitur për raportin e korrupsionit të organizatës Transparency International , raportin mbi korrupsionin të IDRA Usaid dhe tani njësoj si në vitin 1996, po mban të njëjtin qëndrim ndaj raportit të FMN-së”, - tha ai. Braçe pohoi se Kryeministri me analizat e tij po dhunon opinionin publik dhe opozitën në të drejtën e saj kushtetuese të kontrollit të Qeverisë. Numri dy i deputetëve socialistë u shpreh se Qeveria mohoi treguesit e korrupsionit nga raporti i FMN-së në të cilin korrupsioni zë vendin kyç të vlerësimeve, pikën kulminante të dështimit të Berishës, majën më të lartë që i kanoset sot shtetit dhe çdo shqiptari. “Këto tabela dhe treguesit në to, tregojnë se procesi i kapjes së shtetit, ka nisur që në thelb, që nga kapja e procesit ligjbërës të familjes biologjike të Berishës, çka tregon se nuk është pushtet demokratik, por plaçkitës, ku shfrytëzohen nga një fis, nga një klan, që janë të gjitha të Sali Berishës. Ai është sot dhe gjithë jetën, Kryeministri me bilancin më të përgjakshëm, me 26 të vdekur”, - përfundoi Braçe.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008