Parada Gay, shoqatat LGBT kallëzim penal ndaj Ekrem Spahiut
TIRANE - “Aleanca LGBT” dhe “Pro LGBT” bënë sot një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës kundër zv/ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, në lidhje me deklaratën e tij kundër homoseksualëve.
Në një deklaratë për mediat, “Aleanca LGBT” dhe “Pro LGBT” nënvizojnë se “kjo do të jetë një test i rëndësishëm sidomos për të kuptuar se sa vlerë ka në botën e gjyqësorit neni 266 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.”
Këtë nismë e kanë mbështetur edhe mbi 48 organizata dhe aktivistë të njohur për të drejtat e njeriut, të cilët nënshkruan një letër të përbashkët në mbështetje të kauzës LGBT-së, ku dënojnë deklaratën e Spahiut dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
Ndërkohë aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBT përshëndesin deklaratën publike të kryeministrit Berisha, të bërë sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Ata theksojnë se janë në pritje të hapave konkretë nga qeveria në luftën kundër padrejtësisë dhe në procesin e promovimit të të drejtave të njeriut.
“Përshëndesim veprimet energjike dhe të shpejta të Avokatit të Popullit Igli Totozani, përshëndesim gatishmërinë e Komisioneres për Mbrojtje nga Diskriminimi znj. Irma Baraku nga e cila presim t’i shkojë deri në fund kësaj çështje sipas ligjit në fuqi. Dhe ndërkohë, jemi të vëmendshëm për të kuptuar se cili është qëndrimi zyrtar i opozitës dhe kryesisht i Partisë Socialiste për këtë çështje dhe jemi ende duke pritur që kjo parti e majtë të shprehet publikisht për këtë çështje.”- thuhet në deklaratë.
DEKLARATA E SPAHIUT
Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, mbi mundësinë e zhvillimit të një parade gay në Tiranë më datë 17 maj, Ekrem Spahiu është shprehur: “Ne jemi parti konservatore shqiptare, vlerësojmë trashëgiminë shqiptare si vlera të rëndësishme për një komb. Unë s’kam ndonjë koment tjetër, vetëm t’i kap në hu ato. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkop gome”.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Parada gay, Berisha: Nuk e ndalojmë, jemi vend i lirë Deklaratat e Spahiut, HRW: Qeveria të dënojë thirrjet për dhunë