"Kristinen nuk e vrava une"
Tirane- Nuk e kam vrare une "Kristinen". Kjo ka qene deklarata e dhene dje para gjykatesit te gatshem Bledar Abdullai nga Sejbadin Hoxha, i akuzuar per vepren penale te "vrasjes me dashje" te Petrit Muces, 35-vjec. "Une jam arrestuar ne ambientet e nje lokali. Kam vetem 10 dite qe kam ardhur nga Kosova ne Shqiperi. Nuk jam takuar me "Kristinen", nuk e kam kryer une vrasjen", mesohet te kete deklaruar dje i pandehuri perpara gjykates. Nderkohe qe perballe pretendimeve te tij, prokurori i ceshtjes ka shpjeguar se ne ngarkim te Hoxhes akuza disponon nje numer te madh deshmish, ne te cilat arsyetohet se autori i ketij krimi, dyshohet te jete pikerisht i pandehuri. Burime nga gjykata kane shpjeguar se prokurori i ka dorezuar gjykates disa akte me deshmi, si prova kunder deshmitarit. Keto deshmi, mesohet se iu perkisnin shoqeve te "Kristines", te cilat akuzonin drejtpersedrejti 35-vjecarin si autor te krimit. Po ashtu prokuroria i ka dorezuar gjykates edhe nje akt me deshmine e vete te pandehurit, te dhene perpara oficereve te policise gjyqesore ku shpjegonte momentet e krimit. Sipas deshmise se dhene ne polici, i pandehuri tregonte se gjashte dite me pare kishte shkuar tek ish-hotel "Drini", per te kryer marredhenie seksuale me viktimen, nderkohe qe me pas ka konstatuar se ajo nuk ishte femer por mashkull dhe per kete arsye e kishte qelluar me thike. Prokuroria i ka kerkuar dje gjykates, dhenien e mases se sigurise arrest me burg, deri ne perfundim te hetimeve ne ngarkim te tij. Nderkohe qe mbrojtesja e Hoxhes, Vjollca Pustina, e caktuar kryesisht nga gjykata, i ka shpjeguar gjykatesit te gatshem, se duhet te vendoset nje mase sigurie me e bute ndaj te pandehurit, pasi deshmite nuk perbejne prova bindese. Gjykata pasi ka degjuar te dyja palet ka vendosur dje te caktoje masen e sigurise arrest me burg, ne ngarkim te Sejbadin Hoxhes. Vrasja ndodhi gjashte dite me pare, rreth ores 22:50 ne qender te kryeqytetit, perballe hyrjes se Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, ku shume vite me pare ndodhej nje lokal. Petrit Muca, 38 vjec nga Elbasani, tranvestiti i njohur me emrin "Kristina", banues prej me shume se 17 vitesh ne Tirane, ishte pjese e nje grupi tranvestitesh, te cilet qarkullojne ne kryeqytet duke u endur shpesh ne kerkim te klienteve.