E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet nga Italia, e plagos gruaja për xhelozi

 

KURBIN - Gruaja godet me thikë bashkëshortin e sapokthyer nga emigracioni për motive xhelozie. Ajo e fshehu ngjarjen për disa orë derisa i shoqi doli nga gjendja e komës dhe rrëfeu për krimin brenda familjes. Sipas policisë, Aleksandër Dedaj, 40 vjeç, babai i dy fëmijëve ka treguar autoren e krimit, e cila ishte bashkëshortja e tij, Monda Dedaj. Mbrëmë rreth orës 20:00 blutë arrestuan autoren me akuzën e "vrasjes së mbetur në tentativë me mjete të ftohta". Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:30 pas debatit për motive xhelozie të dy bashkëshortëve. Sipas policisë, Monda Dedaj, ka marrë thikën e bukës dhe e ka qëlluar bashkëshortin e saj, në gjoks duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas ajo dha alarmin tek të afërmit e saj duke iu pohuar se ai ishte vetëplagosur në kushtet e depresionit. Familjarët e nisën atë në Spitalin Ushtarak, por mjekët sinjalizuan më pas policinë e cila nisi edhe hetimet.                   r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›