E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vodhën dyqanin, prangosen 3 të rinj

Vjedhjet po tronditin çdo ditë e më tepër qytetin e Korçës. Madje ato janë bërë problematike, ndërsa në fokusin e grupeve të hajdutëve janë vënë për fat të keq njësitë tregtare. Pas vjedhjeve së bujshme të pak ditëve më parë të dy dyqaneve në qendër të qytetit, duket se hajdutët e tyre janë zhvendosur edhe në lagje të tjera. Sipas burimeve të policisë shënjestra e radhës për tre të rinj që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale ka qenë një njësi tregtare ushqimore në lagjen 17 të qytetit në pronësi të shtetasit Dalip Becelake. Tre të rinjtë, O. Ll. 15 vjeç, banor i lagjes 6 Korçë, M. R. po 15 vjeç, edhe ky banor i lagjes 6 në Korçë si dhe K. R. 18 vjeç, banor i lagjes 10 në të njëjtin qytet janë arrestuar në kushtet e flagrancës duke vjedhur dyqanin e lartpërmendur. Duke iu referuar të dhënave të policisë ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kaluar kur tre të rinjtë kanë përfituar nga mbyllja më herët e dyqanit nga i zoti i tij për të shpërthyer një derë të tij dhe për të hyrë brenda. Lëvizjet në mënyrë kaotike kanë nxitur kureshtinë e disa fqinjëve të cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit i ka kapur në flagrancë tre minorenët, të cilët akuzohen për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim me njëri-tjerin. Dyshohet që të ndalurit të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, të cilat do të zbulohen pas verifikimit të shenjave të gishtave të të ndaluarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›