E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një krim i shëmtuar, i ndjekur nga një manipulim politiko-mediatik

Në Himarë, siç e dini, u krye një krim banal, një akt barbar. Autorët janë në arrest dhe priten procedura të tjera. Por Bollano&Co i japin nuanca politike. Shqiptarët hanë kokat me njëri-tjetrin. Ca na hiqen si ndjenja-hollë të mëdhenj, ca të tjerë shkojnë në ekstrem. Nuk ka vit që afër sezonit turistik apo gjatë tij në Himarë të mos ndodhin apo stisen incidente. Fiks para një viti ishte ndalimi i dy të rinjve nga policia që u shoqërua me reagimin vandal ndaj policisë nga një grup të rinjsh të nxitur me qëllim.
Ekziston prej vitesh një tension qesharak midis shqiptarësh që flasin shqip dhe shqiptarësh që flasin greqisht, në Himarë. Një atmosferë përçarëse me autorësi të 2-3 elementeve bizarrë dhe të administratës lokale e politike, që me pasivitetin, oportunizmin dhe mungesën e saj veçse promovon varfërinë mendore, dasitë banale dhe degjenerimin e individit dhe të shoqërisë.
Sa vrasje ka përditë kudo në botë. është e dhimbshme vrasja e një njeriu edhe pse nuk e njeh, por më e dhimbshme në këtë rast është të abuzosh me vdekjen e dikujt. Ta kthesh në politike ndëretnike siç po bëjnë qarqe greko-file dhe qarqe abuzuese me injorancën bizantine. Sidozot reagim i Ministrisë së jashtme greke, me një komunikatë për shtyp, është i njëllojtë me konferencat për shtyp të Partisë Socialiste, që janë thjeshtë pa takt dhe në kufijtë e arrogancës.
Sidoqoftë, ngjarja e Himarës dëshmon se kemi më shumë punë rrugaçësh sesa patriotësh të verbër. Sigurisht të vjen keq për të vrarin Aristotel Guma, por në Tiranë e qytete të tjera ka sa te duash incidente me vrasje tani në verë. Shteti vepron kur e kap vrasësin dhe ai dënohet siç i takon me Ligj. Kaq. Protesta, si ajo e Himarës me bllokim rrugësh, nuk sensibilizon askënd për të ruajtur jetët e himarjotëve. Përkundrazi, shërben për t’i hedhur benzinë zjarri të urrejtjes, që dihet janë ngjarje të preferuara për spekulatorët politikë dhe mediatike, të gjendur pa lajme në gusht.
Ngjarja në jug të vendit ishte padyshim një ngjarje e rëndë dhe një shoqëri e drejtë, e ekuilibruar siç është shoqëria shqiptare, e dënon atë. Mirëpo në reagimet që pasuan dy ditë pas ngjarjes, patëm një ç’ekuilibrim mendor të PS-së, e cila i fryu tezës se rendi është i kërcënuar. Natyrisht deputetja Ermonela Felaj ka bërë hartimin me të keq të mundshëm nga frymëzimi me komandë mesazhesh telefonike të shefit të saj, që dëfrehet dukshëm përtej Atlantikut. Sidozot Partia Socialiste bën punë të paqme të distancohet nga frymëzimi i qëndrimeve anti-rend dhe anti-ligj dhe të shprehë mbështetjen e nevojshme për punën dhe angazhimin profesional e ligjor të Policisë së Shtetit. Politika shqiptare nuk ka luksin e harbimit në momente hutimi mediatike të qarqeve kulte të lidhura krejtësisht me njerëz me parime shoviniste. Assesi mbështetja e shtetit ligjor, duke u solidarizuar me policinë për të frenuar në kohë acarimet pseudo-nacionaliste është qëllimi i një partie që përkrah sistemin demokratik.
Akuza e PS-së ndaj qeverisë janë krejtësisht të papërgjegjshme. Por nuk habitemi nga Partia Socialiste, e përkufizuar si e tillë, për aq sa drejtohet nga një njëri që për të prodhuar politikë shpik dhe sajon skupe televizive me sms nga Amerika kundra Amerikës. Nuk ia përmendim emrin sepse emri i tij është i zi, si politika që bën me zinë e Himarës, për të ndjerin A. Guma.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›