Kthimi i emigranteve nga Greqia dhe legalizimet ne jug

Zyrtaret e legalizimit te ndertimeve ne Jug te Shqiperise shpresojne se kthimi i emigranteve shqiptare nga Greqia do te nxise finalizmimin e ketij procesi.
Shume prej dosjeve te ndertimeve megjithese jane mbyllur nuk jane paguar nga banoret duke krijuar veshtiresi. Ne Gjirokaster mbetet ende e pazgjidhur edhe ceshtja e disa dhjetera ndertimeve jashte kritereve ne zonen muzeale te qytetit.
Kthimi nga Greqia i disa mijera emigranteve shqiptare pritet te nxise finalizimin e nje procesi mjaft te rendesishem ne Shqiperilegalizimin e ndertimeve te paligjshme. Ne zonat jugore te Shqieprise shume dosje megjithese jane perfunduar nga zyrat e legalizimeve presin pagesen e faturave nga vete qyetaret qe kane aplikuar.
Drejtori i Zyres se Aluiznit ne Gjirokaster Dejvi Mezini thote se ne te gjitha qytetet ka perfunduar tashme procesi I shqyrtimit te aplikimeve dhe ritmet me te ulta jane ne zonat rurale. Zoti Mezini thote se Agjensia u ka percjelle aplikanteve njoftimet per perfundimin e dosjeve por vihet re nje interesim i ulet per te kryer pagesat financiare qe do te conin ne finalizimin e procesit.
Drejtori i Agjensise thote se mbetet ende e pazgjidhur edhe ceshtja e legalizimit te ndertimeve ne Qendren Historike te Gjirokastres Pasuri Boterore e Unesco-s.
Keto nderhyrje shpesh te bera ne elemente te banesave historike nuk trajtohen nga Ligji per Legalizmet dhe nevojitet nje bashkerendimi i masave me strukturat qe mbrojne trashegimine kulturore per trajtimin e tyre thote zoti Mezini. Mbetet qe kjo faze te filloje pas perfundimit te procesit te legalizimit te ndertimeve te tjera verejne zyrtaret.
Perfundimi i procesit te legalizimit do tu jepte mundesi sipas eksperteve banoreve qe kapitali i tyre te perdoret ne dobi te zhvillimin ekonomik dhe urban.
Ne te tre rrethet e Qarkut te Gjirokastres jane vetedeklaruar mbi 2000 ndertime pa leje pjesa me e madhe e te cileve ne zone e Permetit.Ne jug te vendit ekziston vetem nje zone informale ne Komunen e Lazaratit ku jane ndertuar mbi 150 objekte qe jane tashme ne procesin e lagalizimit.