E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthimi i eshtrave të Nënë Terezës, lajmi ndiqet me interes në botë



Deklarata e Kryeministrit Sali Berisha për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri, ka gjetur një mbulim mediatik në të katër anët e globit. Agjencitë me prestigjioze i janë referuar deklaratës së Kryeministrit Berisha për ngritjen e një komisioni të veçantë për gjetjen e mundësisë për kthimin e eshtrave të gruas së madhe shqiptare në vendin e të parëve të saj. Agjenci të tilla si “The Associated Press” apo amerikanët e “MSNBC” i kanë dhënë një hapësirë deklaratës së Berishës. Agjencitë shkruajnë njëkohësisht se qeveria shqiptare do të mundohet të kthejë eshtrat e shumë personaliteteve të kombit shqiptar, si ato të Mbretit Ahmet Zog, i cili prehet sot në Francë. Dhjetëra agjenci të tjera i referoheshin deklaratës së Berishës për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›