Sot nisi prodhimin TEC-i i Vlorës
Nis prodhimi i energjisë elektrike në Termocentralin e Vlorës. Por më e rëndësishme se kjo është se fakti se energjia e prodhuar është hedhur në rrjet. Gjatë vënies në punë, TEC- prodhon 97 megat vat për orë, por koha e funksionimit është vogël, pasi ai ndodhet ende në fazën eksperimentale. Sipas llogaritjes se specialistëve, në momentin e funksionimit me kapacitet të plotë TEC-i i Vlorës do të plotësojë 10 % të nevojës së përgjithshme të vendit me energji elektrike, dhe do të shërbejë kryesisht për jugun e vendit. Në TEC-in e Vlorës do të punojnë 50 specialiste. TEC-i i Vlorës përbën investimin më të madh publik si veper energjetike, pasi prej 27 vitesh nuk është ndërtuar asnjë objekt i ri prodhues i energjisë. Termocentrali do të punojë me nafte të distiluar me vlere 112 milione dollaresh në një zonë prej 6 hektaresh rreth 6 km ne veri te Vlorës. Zona ku do të ndertohet është përdorur për shumë vite si një terminal nafte. Projekti mbështetet nga një kredi e butë prej 25 milione dollarësh nga IDA (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim) e Bankes Boterore, 37.5 milione dollare nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 37.5 milionë dollare nga Banka Evropiane e investimeve dhe 12.6 milione dollare nga KESH
...