E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon letër urimi kryeministrit Berisha

“Unë jam i bindur se nën lidershipin tuaj Qeveria e Republikës së Shqipërisë  do të vazhdojë të drejtojë me sukses sfidat me të cilat përballemi sot dhe se vendi juaj do të qëndrojë i vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit”

Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi për rizgjedhjen e tij në postin e Kryeministrit të Shqipërisë nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Z. Ban Ki Moon.

Në këtë mesazh Z. Ban Ki Moon shprehet:

Shkëlqesi,

Dëshiroj t’Ju shpreh urimet e mia për rizgjedhjen Tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Ishte një kënaqësi për mua që ju takova Ju në Neë York javën që shkoi, dhe Ju uroj vazhdimësinë e suksesit në zbatimin e përgjegjësive tuaja të rëndësishme.

Unë jam i bindur se nën lidershipin Tuaj Qeveria e Republikës së Shqipërisë  do të vazhdojë të drejtojë me sukses sfidat me të cilat përballemi sot dhe se vendi juaj do të qëndrojë i vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit.

Jam gjithashtu i bindur se nën udhëheqjen Tuaj, Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë qëllimet dhe principet e Kombeve të Bashkuara.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës time më të lartë.

Ban Ki Moon

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›