Kthimi i inflacionit
Ronald Regan dikur e kishte përshkruar inflacionin si të ishte "i dhunshëm si një plaçkitës, i frikshëm sikurse një hajdut i armatosur dhe vdekjeprurës si një vrasës me pagesë". Deri së fundmi, bankierët qendrorë mendonin se ky bandit ka qenë i mbyllur, duke vuajtur dënim të përjetshëm. Duke iu falënderuar politikave monetare, inflacioni mbarëbotëror ka qëndruar në nivel të ulët viteve të fundit. Por ky plaçkitës është kthyer dhe ka filluar të sillet vërdallë. Ndërsa mendohet se Amerika është afër recesionit, përderisa në ekonomitë e tjera të zhvilluara rritja është ngadalësuar, ndërsa inflacioni po rritet. Zhan Klod Triket (Jean Claude Trichet), President i Bankës Qendrore Evropiane, këtë javë tërhoqi vërejtjen rreth gabimeve të bëra gjatë viteve 1970, kur inflacioni ishte lejuar që t‘i shkaktonte një kosto të madhe rritjes. Fjalët e tij u janë drejtuar bankave qendrore të vendeve të pasura, por politikëbërësit e ekonomive në zhvillim janë ata që duhet të jenë të vëmendshëm.
Në vendet si Kina, India, Indonezia dhe Arabia Saudite, edhe statistikat zyrtare tregojnë rritje të çmimeve prej 8-10 për qind, në Rusi kjo ratë është mbi 14 për qind; në Argjentinë ka arritur në 23 për qind, ndërsa në Venezuelë në 29 për qind. Nëse maten numrat në mënyrë korrekte, dy të tretat e popullatës botërore ka gjasa të vuajnë nga dyfishimi i shkallës së inflacionit gjatë kësaj vere. Marrë në përgjithësi (duke përdorur të dhënat zyrtare), mesatarja e inflacionit botëror është rritur në 5.5 për qind, më e larta që nga viti 1999. Shkaktari kryesor ka qenë fluturimi i çmimeve të ushqimit dhe naftës. Kjo e fundit ka arritur në rreth 135 dollarë për barel javën e fundit. Por, shqetësimi i z. Trichet është se normat më të larta mund të shtyjnë përpara pritjet e inflacionit, duke çuar te kërkesa për pagesa më të mëdha, si në vitet 1970. Gabimi i bankave qendrore ishte se i mbajtën politikat monetare të lira, kështu që çmimet e larta të naftës afektuan shpejt te çmimet e tjera. Kështu që ai po brengoset se politika monetare globale është më e shthurura që nga vitet 1970: mesatarja e normave kyçe të interesit është negative. Duke i ulur normat e interesit, pasi inflacioni ka kërcyer, a ka mbjellë Fed (Federal Reserve- Banka Qendrore Amerikane) farat e një ere të re të inflacionit? Ky rast duket i vështirë të provohet në botën e pasur.
Shkalla e inflacionit prej 3.9 për qind në Amerikë dhe prej 3.3 për qind në eurozonë, janë më të larta se ato që i duan bankat qendrore dhe pritjet e inflacionit janë duke u rritur edhe më tepër. Nëse rritja në eurozonë mbetet e fortë, BQE-ja duhet të brengoset sigurisht më tepër rreth inflacionit. Ka shenja të vogla se çmimet e ushqimit dhe naftës janë duke shtyrë përpara çmimet e tjera në ekonomitë e pasura. Rrogat kanë mbetur relativisht të ulëta dhe qendra e shkallëve të inflacionit (duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë) janë pak më të larta sesa një vit më herët. Sidoqoftë, rritja pritet të jetë nën trende në Amerikë dhe Evropë gjatë vitit të ardhshëm. Duket se edhe papunësia do të rritet. Indeksi i Besueshmërisë së Konsumatorëve ka rënë në Amerikë në shkallën më të ulët në 28 vitet e fundit, e kjo sugjeron se shpenzimet e konsumatorëve do të bien. Si pasojë e kësaj, kompanitë do të detyrohen që të shkurtojnë kostot dhe të kufizojnë rritjen e pagave. Pamja është krejt ndryshe në ekonomitë në zhvillim. Çmimet po rriten më shpejt pjesërisht për shkak të kërkesës për një pjesë më të madhe ushqimi. Por pagat dhe të dhënat kyçe të inflacionit gjithashtu janë duke u rritur. (Pagat po rriten 30 për qind në vit në Rusi). Shumë nga këto ekonomi janë duke operuar gati me kapacitete të plota, e inflacioni duket afër të mbahet. Po alarmohen ngjashmëri në mes të ekonomive në zhvillim të sotme dhe të botës së pasur gjatë viteve 1970, kur ishte përfshirë nga inflacioni i lartë. Shumë politikëbërës në ekonomitë në zhvillim e shohin rritjen e inflacionit si afatshkurtër dhe nuk e panë të nevojshme t‘i rrisin normat e interesit.
Në vend të kësaj, ata po përdorin kontrollet e çmimeve dhe subvencionet për të ndalur çmimet. Furnizimet me para janë duke u rritur tri herë më shpejt se në botën e zhvilluar. Shumë banka qendrore nuk janë ende plotësisht të pavarura. Rritja e inflacionit mund të shpjegohet si një kompleks në rritje e lidhjes në mes të ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Ekonomitë në zhvillim kanë një pjesë të përgjegjësisë për krizën e patundshmërive dhe atë kreditore në Amerikë. Ekonomitë aziatike dhe ato të Lindjes së Mesme rritën rezervat e jashtme në mënyrë që t‘i mbajnë valutat në nivel të ulët. Kjo uli të ardhurat nga bonot. Në të njëjtën kohë, importet e lira nga Kina dhe vendet e tjera ndihmuan bankat qendrore në vendet e zhvilluara që të mbajnë në nivel të ulët inflacionin, duke mbajtur normat e interesit afatshkurtra më të ulëta se në të kaluarën. E, paraja e lirë solli krizën.