Ne Himare dicka po grabitet
Për shumë arsye e kam përcjellë me mjaft interes vizitën dhe kumtin e takimeve që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pati fundjavën e kaluar në Himarë. Mendoj se reagimi dhe sjellja institucionale e shtetarëve të vendit dhe e institucioneve tona, në raport me sjelljet e painteligjente të kryebashkiakut të këtushëm, Vasil Bollano, janë rruga më e mirë për t‘ia zhvleftësuar misionin anti-Himarë që kryen në varësi edhe të mandatit zgjedhor ky individ. Forma se si dhe prej kujt u zhvillua konferenca e ashtuquajtur II, Pan-himarjote është e kotë të marrin vëmendjen e lexuesit. Mirëpo shkrimi i kolegut Martin Leka në gazetën "Panorama" dhe më pas fjala e deputetit himarjot opozitar Nikollaq Neranxi, më shtynë të risjell në këtë qasje, disa fakte dhe detaje të cilat e bëjnë seriozisht edhe më të zbuluar korrupsionin dhe abuzimin e ajsbergshëm në Himarë dhe në hapësirat e saj bregdetare.
Është fjala për atë korrupsion që ka lidhje me tokat e lëna djerrë, kullotat e magjishme dhe gjiret e vogla, të mbetura prej 18 vjetësh, pa akte pronësore. Himara aktualisht po bëhet befasueshëm më e afërt me Vlorën dhe rrjedhimisht edhe me Tiranën. Segmenti rrugor Vlorë-Sarandë po përfundon me shpejtësi befasuese dhe kompanitë vendore që punojnë në pesë lot-e, meritojnë seriozisht një lëvdim qytetar publik. Ky investim serioz, për mendimin tim, është po aq prosperues për zonën, sa ishte hapja e trasesë së parë në vitet e Luftës së Parë Botërore nga austro-hungarezët në këtë zonë sa perlë, aq edhe të izoluar nga qendra administrative e vendit. Zgjatimi i kësaj rruge të re, përfundimi i shpejtë në kohë i veprave të artit, e bëjnë si kurrë ndonjëherë edhe më evidente mungesën e investimit dhe të zhvillimit në këtë zonë. Është ironike të flitet për turizmin në këtë zonë, kur mund të thuhet me plot gojën se, standardet mirëpritëse për disa turistë mund t‘i plotësojnë jo më shumë se pesë hotele dhe dy fshatra turistike modeste.
Pjesa tjetër e familjeve që shpresojnë dhe shfrytëzojnë të ardhurat sipas konceptit të turizmit familjar, janë në kushte të krahasueshme me familjet e Korfuzit në vitet 1960. Natyrisht qarja për atë që është lënë në këtë gjendje ndër vite, është e kotë. Shqetësimi bëhet i vlefshëm kur i referohesh asaj që është në prag për t‘u bërë. Tema e konferencës së dytë pan-himarjote (ky emërtim të kujton konferencat që lobi greko-amerikan zhvillon në Amerikë apo në Kanada nën moton e grekësisë omoniste), duke provokuar qoftë edhe etnikisht shqiptarët lokalë të kësaj zone, organizohej, ndër të tjera, nga bashkia e Bollanos me mbështetjen e USAID-EDEM (zhvillimi i ndërmarrjeve shqiptare dhe shërbimit të tregjeve të eksporteve). Kumtesat dhe ligjërimet kryesore të kësaj konference çuditërisht i referoheshin kultivimit dhe zhvillimit të kulturës së ullirit në këtë zonë. Me të drejtë deputeti Neranxi në Parlament e denoncoi këtë shpenzim dhe investim ironik, të mundësuar prej USAID-it në Himarë.
Për dijeninë e çdo lexuesi mund të thuhet se Himara të vetmen gjë që ka eksportuar gjatë 18 viteve të postkomunizmit, ka qenë forca punëtore, inteligjencia///// lokale, nëpunësit e saj në të gjithë sektorët dhe në mënyrë pikëlluese edhe fëmijët dhe nxënësit e shkollave. Ndërkohë që ka importuar pareshtur disa orendi shtëpiake, autobusë elektoralë, tabela dhe më ndjeni për inventarin e kufizuar të importeve(!). Në këtë zonë, pra në territorin administrativ të Bashkisë së Himarës, nuk ka ndërmarrje të vogla, ndërkohë që ka një treg të pazhvilluar, primitiv dhe pa asnjë shenjë identifikuese. Disa fabrika të vogla vaji, të cilat janë ngritur nga privatë, jo vetëm nuk kanë mbështetje, por funksionojnë në raport me klientët në mënyrën më primitive të mundshme. Dhe ky prodhim ende nuk e ka njohur aktin eksportues, me përjashtim të "eksportit" klandestin që mund të bëjnë disa familjarë për emigrantët e tyre në Greqi. Një banor i Himarës, madje specialist i bujqësisë, mbajtjen e kësaj konference e komentonte me ironinë e lexueshme: "Flasin për ullirin në maj, kur sezoni i tij është në dhjetor!" Ndërkohë që për disa kultura të tjera bujqësore, që i përkasin agro-kulturës dhe që ka pasur traditë shumëshekullore, askush nuk kujtohet. Himarjotët eksportonin deri në vitet 1950 qitro dhe agrume nëpër ishujt e botës dhe thellësitë kontinentale.
Përpos këtyre fakteve dhe komenteve lokale, diçka tjetër më shkakton habi dhe përkthimi i parë i saj të jep mundësinë e dyshimit për një sjellje korruptive të kryebashkiakut lokal të Himarës. Sipas pohimeve të tij, në këtë konferencë dhe në disa takime të tjera, deri edhe me zyrtarë të Greqisë fqinje, ai synon t‘i japë Himarës një prioritet investues për bimën e ullirit dhe jo për turizmin! Kjo strategji e hedhur në kartë prej tij, veçanërisht gjatë vitit të dytë të mandatit të dytë qeverisës, të befason. Madje, kjo në mënyrën më flagrante bie ndesh me programin e qeverisë sonë dhe me gjithë politikat e programet zyrtare të zhvillimit dhe investimit në sektorin e turizmit shqiptar. Mesa duket, këtij padroni të vogël politik e provincial, i është ngjitur iluzioni deri aty sa të mendojë se edhe dallgët e detit mund t‘i kthejë në valëza! Paradokset nuk janë vetëm të tilla. Sjelljet absurde dhe abuzive të tij, së fundi po zbulojnë disa prej "petëve të lakrorit" që ka gatuar gjatë këtyre viteve, duke menduar se meqenëse e ka bërë me miell "grek dhe shqiptar", mund t‘i shtojë imunitetin në të ardhmen. Për shumë arsye dhe për disa elemente substanciale krahasimi, ai më ngjan me Theodhori Bezhanin e OMONIA-s së viteve 1994-1996 në Gjirokastër. Për ta bërë edhe më të plotë ngjashmërinë tipologjiko-politike, ky drejtues lokal kërkon të shfrytëzojë edhe imunitetin që presupozon se i jep tagri i të qenit kryetar i organizatës politike të pakicës greke në Shqipëri.
Në fakt, shumëkush prej banorëve të kësaj zone ndarjen midis Bollanos si grek dhe Bollanos si kryebashkiak, ka nisur ta bëjë me lehtësi të madhe. Ndoshta ndër të parët që publikisht e bën këtë ndarje mes dy brendive të të njëjtit njeri, është deputeti opozitar që përmenda më sipër. Dhe ai e ka kapur menjëherë atë "petë-zbulimin e lakrorit". Është fjala për pronat dhe për strategjinë e pashpallur të përdorimit të procesit pronësor prej këtij pushtetari lokal. Është kjo arsyeja pse ky politikan i pakicës që drejton Bashkinë e Himarës së palegalizuar si greke, e çon pretendimin deri në hapjen e zyrës së Hipotekës nën juridiksionin e tij. Kërkesa të vogla paska ky njeri! Dhe kjo ndodh, pikërisht në vazhdën e sukseseve pushtetkapëse të tij. Ky njeri po instalon një strukturë vërtet të çuditshme në Himarë. Policia bashkiake e tij ka 11 policë, ndërkohë që pak kohë më parë ai kryesoi një protestë deri dhe me gurëgoditje mbi rajonin modest të Policisë së Shtetit. Bashkia e tij numëron 98 punonjës, nga 48 që kishte në vitin 2003. Ky drejtues lokal administron në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe të tërthortë disa prej shërbimeve publike në këtë bashki me gjashtë fshatra, si spitale, shkolla private greke, furgonat e nxënësve etj. Në këtë mënyrë, ky individ politik ka ngritur bashkinë e vet, e cila duket se gëzon prej qeverisë së zotit Berisha "venomet" e paligjshme. Ky kryebashkiak është i listuar në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit me një mori shkeljesh dhe abuzimesh. Ky kryebashkiak kurrë nuk raporton se cilat janë lejet e ndërtimit që miraton KRT-ja e emëruar prej tij, se cilat janë investimet, buxheti dhe licencat për biznes lokal apo të ardhurat.
Prej këtij individi politik dhe drejtuesi lokal ende nuk është dhënë qoftë edhe një sqarim se si dhe në ç‘mënyrë janë siguruar fondet prej 500 milionë lekësh për të investuar në rrugën prej 2.5 kilometrash, që të çon në gjirin e njohur të Gjipesë në afërsi të Dhërmiut. Nuk ka ende një projekt të shpallur për këtë gji, se kush e ka investimin, ç‘do të bëhet aty dhe në ç‘mënyrë është siguruar ai fond. Kjo fshehje dhe kjo mungesë transparence, shumë shpejt do ta nxjerrë kryebashkiakun si ajo "tapa" në detin e Spilesë, mbi ujë. Në këtë proces gjasme studimesh dhe projektimesh, Bollano që e ka kthyer Bashkinë e Himarës si infrastrukturë dhe institucion të OMONIA-s, madje duke shpërfillur edhe deputetin zyrtar të zonës, zotin Spiro Peçi, mesa duket po flirton me disa nëpunës të USAID-it dhe të programeve të veçanta. Ndonjëri prej këtyre punonjësve, drejtpërsëdrejti ka konflikt interesi me procesin pronësor në këtë zonë. Natyrisht, këto detaje, janë vetëm një pjesë e së vërtetës që rrethon në përditshmëri kryebashkiakun lokal, marrëdhëniet dhe ecejaket e tij me individë të pushtetit qendror në Tiranë dhe me disa individë që zotërojnë lidhje të fuqishme nepotike. Megjithatë, edhe kaq, mjaftojnë për të lexuar matanë tablosë së sotme të Himarës dhe për të konstatuar kontrastin mes hallit qytetar që kanë banorët për marrjen dhe certifikimin e pronave të tyre dhe shtirjes, vonesës dhe përdorimit që u bëjnë pushtetarët në disa nivele pushtetesh. Tashmë maja e "ajsbergut" për grabitje dhe uzurpime të brigjeve dhe gjireve të Himarës, është zbuluar. Thellësinë e tij e njeh vetëm Bollanua i vogël që po u bën gjëmë të madhe, shumicës së himarjotëve të paditur.