Qendra e Tiranës, Agolli përgënjeshtron Olldashin
Autori i Lajmit: Redaksia
Bashkia e Tiranës ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit Olldashi se trualli në qendër i cili është kthyer në një objekt debati me qeverinë, është pronë shtetërore. Administratori i bashkisë, Dritan Agolli ka paraqitur dokumente që sipas tij, vërtetojnë se ministri ka ngatërruar qëllimisht dokumentet për të manipuluar të vërtetën. Sipas tij, shkresat e publikuara të shtunën, nuk i referohen truallit në qendër, por lulishtes para Bankës së Shqipërisë, që sigurisht është pronë publike. Agolli theksoi se ministri Olldashi jo vetëm që ka ngatërruar dokumentacionin, por në asnjë rast nuk përmend vendimet e qeverisë që ia japin e më pas ia marrin tokën komunitetit musliman. Bashkia e Tiranws ka paralajmëruar se e gjithë kjo situatë do të ketë një kosto jo vetëm morale por edhe financiare, pasi ndërhyrja në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare e qeverisë, ka dëmtuar investimet duke shkaktuar një dëm që llogaritet në miliona euro.
Deklarata
“Kryeministri deklaroi se prona e komunitetit mysliman i është dhënë me dokumente të falsifikuara. Ne kemi dokumentin që e hedh poshtë këtë. Qeveria ka marrë një nismë shtetëzimi për një pjesë të pronës. Ministri thotë se do e bëjë lulishte, kryeministri se do ta shesë”, - shprehet administratori i Përgjithshëm i bashkisë, Dritan Agolli. Ai ka shtuar se shkresa që ka bërë publike ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi nuk ka asnjë lidhje me pronën në qendër të Tiranës. “Ne deklarojmë se dje ministri, në rastin më të mirë nëse është keqinformuar nga vartësit e vet dhe ka gënjyer dhe në rastin më të keq, nëse e ka bërë me dashje, ka shpifur”, - deklaroi Agolli. Ai pohon se dokumentet e paraqitura nga Ministri i Punëve Publike i përkasin lulishtes përpara Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që thekson se ka fakte zyrtare, ndaj pretendimeve të Olldashit. “Shkresa që citoi ministri nuk ka asnjë lidhje me pronën objekt debati. Ministri i referohet pronës që ka të bëjë me lulishten pranë Bankës. Bashkia po ju paraqet për të disatën herë dokumentin e vetëm zyrtar që njeh të drejtat mbi pronën dhe që janë certifikatat e pronësisë, lëshuar nga hipoteka për pronarët, familja Kika dhe Komuniteti Mysliman”,- vijoi Agolli, duke vërtetuar me anë dokumentesh që prona është private. Konflikti mes qeverisë dhe Bashkisë për truallin në qendër të Tiranës, ku e para thotë se është pronë shtetërore dhe Bashkia pronë private, mori një përmasë të re pas deklaratës së kryeministrit se, së shpejti do ta nxjerrë në ankand për shitje. “Regjistrimi i çdo trualli do ti japë fund abuzimeve me dokumentacionet, të cilat krijojnë pronarë të paligjshëm, në toka publike”, - tha Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Qeverisë të datës 5 nëntor. Ai kërkoi nga Ministria e Punëve Publike verifikimin e të gjithë dokumentacionit për qendrën e Tiranës, për të shmangur në këtë mënyrë përvetësimet e padrejta të tokës publike. Kryeministri tha se për të gjitha shpronësimet e bëra nga mbreti Zogu i I, në këtë zonë të qytetit, ka pasur kompensimet përkatëse, duke theksuar se falsifikatorët dhe mbështetësit e tyre do të marrin përgjigjen e merituar nga ligji. “Qendra e Tiranës në çdo centimetër të saj ishte vetëm tokë publike me dokumentet më të qarta. Zotërinj ministra dua tu rikujtoj se ndërtesa e Ministrisë së Kulturës sipas atlaseve dhe të gjitha dokumenteve është ndërtuar në vitin 1932 nga lartmadhëria e tij Mbreti Zogu i I, i cili në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk i ka përvetësuar kujt pronën, por ka shpronësuar në përputhje me kodin civil. Zoti Ministër i Punëve Publike duhet tua japësh fotot e albumit të gjitha mediave. Më sipër është një barakë e ndërtuar nga fundi i viteve 1800, një kazermë ushtarake turke. Me të gjitha dokumentet, ajo është një dhomë tregtie, më vonë spital austro-hungarez e pastaj gjimnaz. Dhe tani na del se qenka pronë e asaj apo kësaj familje. Falsifikatorët do të marrin përgjigjen që meritojnë, po kështu dhe ata që mbrojnë falsifikimin”, - ka pohuar Berisha.
Padia
Pronarët dhe investitorët në truallin mes rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit kane bërë padi në prokurori. Sipas administratorit të Përgjithshëm të bashkisë, dëmi do të rëndojë mbi buxhetin e shtetit, pra mbi taksat e qytetarëve shqiptare. Pak ditë më parë, edhe komuniteti mysliman ka reaguar për akuzat e kryeministrit Berisha se kufijtë e pronës ishin të falsifikuara. Drejtues të komunitetit thanë se ndiheshin të zhgënjyer me qëndrimin e qeverisë dhe se ishin gati të përballeshin për të faktuar të vërtetën e pronës së tyre.
Ministria
Bashkia wshtw nw dijeni se prona wshtw shtetwrore
Ministria e Punëve Publike, në kundërpërgjigje të akuzave të vazhdueshme të Bashkisë sw Tiranës dhe deputetëve të Partisë Socialiste, ka bërë publike dokumente të firmosura nga kryebashkiaku, Edi Rama dhe administratori i Përgjithshëm i Bashkisë, Dritan Agolli, sipas të cilave vërtetohet se trualli në qendër të Tiranës, ndërmjet rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit, nuk është privat. Në një shkresë zyrtare të datës 7 korrik 2009, zyra e Avokatisë së Shtetit i ka bërë të ditur Bashkisë së Tiranës se brenda kufijve të pronës së familjes Kika figuron të ketë dhe prona shtetërore në të cilat përfshihet dhe ky shesh. Nisur nga kjo, Bashkia Tiranë, me firmë të kryebashkiakut Rama i ka kërkuar zyrës rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që në lidhje me pronën e familjes Kika të mos procedohet me kthim fizik, pasi ky truall nuk është i lirë sepse është truall shtetëror. Këto dokumente i bëri publike një ditë më parë ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi. “Të tria këto dokumente vërtetojnë që z. Rama dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë janë në dijeni të faktit se ajo është pronë shtetërore, që është shkelur në mënyrë të parregullt”, - është shprehur Olldashi.
Ky lajm është publikuar: 09/11/2009