E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja Taçi, Argita: Pse refuzova Mero Bazen

Autori i Lajmit: Redaksia
Në Shqipëri pastrohen para. Kjo dihet mire nga ndërkombëtarët, pasi disa ditë më pare botuam pjesë nga një raport i Departamentit të Shtetit “Mbi Pastrimin e Parave”, por fenomeni është pohuar edhe nga vetë vajza e Kryeministrit, e cila duke u mbrojtur nga akuzat e gazetarit Baze, ka hedhur ne tavolinë një skemë se si pastrohen paratë. Ajo pohoi mbrëmë se ka refuzuar të bëjë një kontratë të dyshimtë të shitblerjes së gazettes Tema. Por ndërkohë, emri i saj lidhet me biznesin e Rezart Taçit, sipas Mero Bazes. Ndërkaq, Task Force e prokurorisë është duke hetuar kompaninë e Rezart Taçit për pastrim parash, që në momentin kur bleu kompaninë shtetërore ARMO.

Deklarata e Maltezit

Argita Malltezi doli mbrëmjen e djeshme me një reagim për një shkrim të publikuar nga e përditshmja “Tema” e cila thotë se ajo ka pasur klient të biznesit të saj këshillim ligjor, biznesmenin Rezart Taçi. Më poshtë vijon reagimin e plotë:“Sot në fletushkën personale “Tema”, pronari dhe gazetari i saj Mero Baze vijoi me shpifjen e radhës sipas të cilës Rezart Taçi, ka qenë klient i studios sime ligjore. Sqaroj me përgjegjësi të plotë se Rezart Taçi në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk ka qenë klient i studios sime. Jam e hapur t’i përgjigjem çdokujt që pretendon se ka prova për të kundërtën. Në fakt, e vërteta është se, Mero Baze ka qenë klient i studios sime deri në kohën kur studioja i refuzoi të përpilonte sipas kërkesave të tij, një praktikë për rimarrjen pa shpërblim të gazetës “Tema”, të cilën më parë e kishte shitur me një çmim qindra milionësh. Kur ne i bëmë të qartë se një praktikë e tillë binte erë pastrimi parash z.Baze vendosi të mos ishte më klient i studios sonë dhe nisi serinë e tij të shpifjeve. Duke qenë e detyruar të bëj këtë përgënjeshtrim, gjej rastin të shpreh keqardhjen e thellë dhe t’i uroj shërim z. Baze, si dhe të dënoj ashpër dhunën ndaj gazetarit Mero Baze dhe cilitdo gazetari tjetër si një akt absolutisht të papranueshëm dhe që lëndon mbarë shoqërinë”, - përfundon deklarata nga Argita Malltezi.

Taçi, nën hetim për pastrim parash

Presidenti i kompanise "Taçi Oil", Rezart Taçi po hetohet nga njesia task-forc prane prokurorise se kryeqytetit edhe per akuzen e "pastrimit të parave". Burime zyrtare nga organi i akuzes kane konfirmuar per vizion plus se hetimi per kete veper penale erdhi pas kallezimit per shkelje te barazise ne tendera. Padia u be ne prokurori nga nje prej pjesmarresve ne gare, menjehere pas privatizimit te 85 perqind te aksioneve te kompanise "Armo". Prokuroret kane mesuar se ne dy dite, fituesi i tenderit Rezart Taçi ka depozituar ne thesarin e shtetit 125 milione dollare, gje qe sipas tyre ka krijuar dyshime. Pas mbledhjes se dokumentacionit bankar, dy përfaqësuesit e akuzës, fillimisht prokurori Dritan Rreshka dhe më pas prokurori Julian Zonja, kane marrë në pyetje edhe vete biznesmenin e naftes Rezart Taçi. Ai eshtë pyetur tre herë për menyren e kryerjes se pageses, ku i ka gjetur parate ne nje hark shume te shkurter kohor si dhe pse konsorciumi qe hyri ne tender ne fund rezultoi me bleres te vetem zotin Taçi. Sipas prokuroreve, biznesmeni i naftes gjatë deklarimeve të tij ka pretenduar se paratë e depozituara në thesar për pagesën e blerjes së kompanisë ARMO janë të pastra dhe të marra me kredi. Por hetimet ende vazhdojne, edhe pse deri me tani nuk ka asnje te pandehur. Pak dite me pare partia socialiste akuzoi kryeministrin Berisha se po fshihte prej nje viti kete hetim, i cili po tenton te zbardhe mekanizmin financiar me ane te te cilit Rezart Taçi u be pronar i kompanise shteterore te naftes ARMO. E nderkohe qe verifikimet per pastrim parash vijojne, Rezart Taçi ndodhet ne qeli i akuzuar per goditje per shkak te detyres ndaj gazetarit Mero Baze. Ishin pikerisht denoncimet e zotit Baze mbi privatizimin e ARMO-s dhe abuzimet ne treguin e naftes ato qe dollen reagimin e dhunshem te Taçit dhe truprojave te tij. Te shtunen gjykata refuzoi 100 mije euro garanci bankare te dhena nga Taçi, duke e lene ate serish ne masen e sigurise me burg.

Ky lajm është publikuar: 09/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›