E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi ne sh.a, edhe terrenet privatizohen

Pas vendimit per privatizimin e klubeve te futbollit, priten zhvillime interesante, sidomos ne kryeqytet. Klubet e kryeqytetit zoterojne terrene te bollshme, qe do te thote se me ligjin e shnderrimit te klubeve ne sh.a, edhe ato do te privatizohen, me ligjin e ri i cili do te vihet ne zbatim gjate ketij viti. Me interes me te madh, eshte klubi "Tirana", i cili ka ne pronesi te tij, pjesen me te madhe te fushave te sportit dhe stadiumin "Selman Stermasi". Donatoret e Tiranes, pasi moren drejtimin e klubit, hartuan nje projekt per ndertimin e stadiumit, qe nuk eshte zbatuar, per shkak se ligji eshte vonuar gati kater vjet. Gjithsesi, sipas drejtorit te Sporteve prane MTKRS-se, Vasil Bici, nga shteti shihet me interes ndertimin i nje stadiumi te dyte ne kryeqytet, sikurse kete vit do te nise rikonstruksioni edhe i stadiumit kombetar "Qemal Stafa". Bici vlereson se stadiumet nuk do te sherbejne vetem per ndeshje futbolli, por dihet se ne to eshte edhe pista e atletikes, si dhe mund te zhvillohen aktivitete te tjera sportive. Ne kete aspekt, ndertimi i shpejte i stadiumeve do te ndihmojne infrastrukturen sportive dhe do t'i jape zhvillimin e duhur vendit tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›