Donatoret e Tiranes, mbledhje ne fillim te javes
Drejtuesit e Tiranes pritet te mblidhen kete jave, per te diskutuar per te ardhmen e tyre. Gjate pjeses se pare te ketij edicioni, donatoret kane paralajmeruar disa mbledhje me radhe, por nuk jane ulur asnjehere ne nje tavoline te perbashket per te diskutuar ecurine dhe pozicionin e secilit prej tyre. Madje edhe gjate javes se fundit, donatoret e Tiranes paralajmeruan se do te mblidhen, por sipas drejtuesve te klubit te Tiranes ata do te jene gati ne fillim javes qe vjen, qe te diskutojne gjithcka, per ecurine e deritanishme, problemet dhe te ardhmen ne klubin "Tirana". Ekipi ndodhet aktualisht ne Antalia te Turqise, ku po zhvillon nje faze pergatitore. Bardheblute do te zhvillojne edhe dy ndeshje miqesore, deri ne fund te pergatitjeve. Ne ndeshjen e pare me nje ekip te kategorise se dyte, Tirana fitoi thelle, 5-1. Synimi i bardhebluve eshte fitimi i titullit kampion ne pjesen e dyte te gares. Tirana e nisi mire sezonin dhe kryesoi kampionatin deri ne javet e fundit te vitit 2008, por pesoi nje renie dhe si rrjedhoje ia dorezoi "frenat" e kampionati, ekipit te Vllaznise. Bardhelute ndodhen kater pike larg vendit te pare.