E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahman Hallaci, interes Dinamo dhe Teuta

Mesfushori i Partizanit, Rrahman Hallaci eshte divorcuar nga ekipin e tij i Partizanit, me te cilin eshte aktivizuar gjate tere karrieres. Pas ketij vendimi Hallaci, eshte tashme lojtar i lire ne treg, ne shqyrtim te ofertave nga klube te tjera qe kerkojne perforcime. Ekipi i Dinamos kerkoi me ngulm sherbimin e Hallacit, pak jave me pare, por vendosi qe ne rast se ky i fundit, do te mund te fitonte "statusin" aktual, pra i lire ne merkato, atehere do te futej ne bisedime me te. Keshtu, lojtari dhe pala dinamovite, pritet te bisedojne per te arritur nje marreveshje te mundshme, gjate ketyre diteve. Pak kohe me pare Dinamo bleu kartonin e Elis Bakajt, nga radhet e Partizanit. Aktualisht Dinamo ndodhet ne Antalia te Turqise, ku po kryen fazen pergatitore te dimrit. Ne perfundim te fazes pergatitore, blute do te jene te kompletuar dhe gati qe te arrijne objektivin. Keshtu Dinamo eshte e interesuar per te perforcuar ekipin, por nuk do te jete klubi i vetem, sepse edhe Teuta e Durresit, apo Besa e Kavajes synojne te afrojne lojtare me eksperience.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›