Ku e di hëna e Edvinit se po lehin qentë...
Lexova tek “Shqip” nje titull qe me beri të mendojë se demokracia nuk paska arritur ende deri tek mendja dhe kultura e ndonjë profesori siç ishte ai i Elbasanit. E çfarë thoshte i varfri: “Berishën e rrëzojnë protestat”. Për ta kuptuar shoku që ka nivelin e Ruçit, ose së xhaketës së vjetër të PS-se: Nuk ka protesta, që ta lërgojë Berishën tashmë pasi mazhoranca e udhehqur prej Berishës, fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare. Berishën e rrëzon vota popullore që quhet zgjedhje .Berisha quhet shumicë dhe pakica është e destinuar të rrijë e të presë me pak shpresë vitin 2013. Rruga revolucionare e protestave ka mbetur një orë e zezë e vitit ‘97. Vetëm atëherë u kërkua që Berisha duhet larguar edhe me forcën e armëve. Sinjale të tilla që lëshonin mediat asokohe, nxitën dhe hodhën në zjarr vendin si dhe shpunë në varreza mijëra të vrarë.
Protestat që shpiku Edi janë një lojë, o i ziu profesor, që kërkon Edi të luajë kartën e fundit se mos kushedi mbetet ende kryetar. Mirëpo nëse protestat kanë arsye janë të lira të zhvillohen sa herë të duan në ditë dhe ku të duan... Këto janë protestat që quhen dhe bëhen në të gjithë botën që quhet Perëndim. Hidh ca çape përtej qytetit tënd ndoshta në atë Perëndim mbase kupton se atje profesorët e këtij lloj formati quhen komunist, sepse nuk është vetëm ai që mban emrin, por në radhë të parë ai që mbart mentalitetin e hidhur të komunistit të gjuhës së ashpër të asaj gjuhe që sot e përdorë vetëm Ruçi dhe ca xhaketa, gozhda të vjetra të PS-së.
Protestat kanë një arsye. Cila është arsyeja? U vodh vota. Direktiva që ka dhënë Edi për mosnjohje të zgjedhjeve u bie më së pari në kokë socialistëve. Të gjitha procesverbalet janë të firmosur nga socialistët. U vodh vota, socialistët e kanë vjedhur. Edhe kryetar i PS-së Vlorë shkoi tek teza që u dha Edi në Tiranë për mosnjohje të zgjedhjeve. Si shpjegohet që në Vlorë, Fier, Gjirokastër, etj, fitoi PS madje në Vlorë duhet thënë se në të gjithë qendrat e votimit, socialistët kishin vënë “ushtarët e fortë” ish-oficerë,etj, të cilët rrinin pranë dyerve duke u bërë presion zgjedhësve të votonin për PS. Qindra raste u denoncuan. A do ta njohin socialistët rezultatin e Vlorës, Fierit, Gjirkoastrës e ku di unë ku fituan zgjedhjet?
Ata që kërkuan të vjedhin votat dhe t’i marrin ato me forcë ishin socialistët. Madje forca e tyre filloi një natë përpara zgjedhjeve. Kërkuan dhe bënë mitingun përmbyllës në sheshin përpara kryeministrisë. Vetëm paradat e 1 majit bëheshin atje. Asnjë forcë politike në 18 vitet e fundit nuk ka bërë miting përmbyllës përpara kryeministrisë. Ai vendim i PS kërkonte të tregonte forcën e dhëmbëve ose gjuhën e Gramozit, për të lënë të nënkuptosh se ne do t’i marrim me dhunë zgjedhjet, siç bënë në 2007 në mjaft qytete. Shikoni shfaqjet revolucionare të “Kastro Ruçit” në Fier, se do ta mbrojmë me gjak, pra revolucionin dhe se do kalojnë vetëm mbi trupat tanë, nxitjen dhe hedhjen në flakë të militantëve për të fituar mandate të paqenë dhe të pamerituar. Apo shfaqjet e Braçes me Beratin, por që i ngeci gozhda sepse Breshka ferrën do, vërtetë, por trimëria e Lefter Maliqit bëri që ta kthej plumbin e Braces mbrapsht. Socialistët u munduan të manipulojnë gjithshka duke filluar me mediat, me komisionerët me KQZ me Kolegjin e Zgjedhjeve, përdorën dhe nuk ç’bënë për ta marrë atë që në realitet nuk e fituan dot me vota. Vetëm Saliu vjedh. Ah, i ziu unë për ty ore thoshte Jovan Bregu, po 97 çfarë është dhe 2001, di gjë zotërore se PD fitoi bindshëm në 2001, por manipulimet dhe dhuna e pushtetit socialist që përdorën gjithshka për të fituar se kështu do të pasuroheshin, vodhën dhe o Zot cfarë i lanë pas këtij vendi vetëm njollën dhe penalizimet. Lexo “Sot” kur Balla shprehet se Edi ka paratë për të blerë deputetët. Një bombë si kjo nuk është dëgjuar në Afrikë. Por fryma e xhaketave të vjetra që njeh si “djall” njeriun e Salarisë, iu shtoka edhe një intelektual nëse mund të quhet kështu. Edi si më ngjan kjo PS, më shprehej një mik si ajo e vitit 94, kur nxirrte shpifje e gjithfarë proklamatash revolucionare. Duhet kuptuar tek intelektualët më së pari o i ziu njeri, se vetë mbështetësit e Ramës kërkojnë largimin e tij, u shtua më në fund edhe zëri i Manjanit dhe deri në 29 Gusht nuk do të mbetet më anëtar kryesie e asambleje pa kërkuar largimin ose të shprehet për zhgënjimin që pësuan nga Edi Rama. Protestat për gjoja vota janë flluska sapuni që i nxjerr salarioti nëpër media për t’ju ngritur mendjen militantëve të mjerë. Humbi Rama dhe ju sprishet shumë punë. PS ka intelektualë të mirfëilltë të kulturuar dhe shqiptarë të mirë që e duan forcën e tyre dhe mund të bëjnë shumë gjëra për opozitën pa zërat e britmave revolucionare. Më së pari PS është e penalizuar nga miku i rremë: Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë edhe zëri juaj është një i këtillë, një intelektual ka nevojë për t’i dhënë mendim e shpresë forcës që humbi, sa për protestat ai është zëri i xhaketave të vjetra që ende punojnë sipas proverbit të Skraparit që thotë: “Qeni i pangopur të ha, që do të thotë ne e deshëm pushtetin për të vjedhur, sepse program Edi nuk kishte dhe nëse vinte në pushtet programi i vetëm që do të zbatonte do të ishte jo 10%, por 100% vjedhje, prandaj edhe protestat që këkrojnë largimin profesor çfarë kanë si synim përveç vjedhjes në masën 100% të çdo gjë shtetërore. Provë për këtë ke 8 vjet qeverisje socialiste. Këto besoji si qytetarë që kërkon ndershmëri dhe si intelektual që mund të grupohesh me “korpusin e xhaketave të vjetra” të Gramozit.
...