E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isaraj: Afatet kaluan, referendumi pa bazë ligjore

Partia Socialiste e cilëson të pamundur realizimin e referendumit të LSI-së bazuar në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor. "Si grup parlamentar, si pjesë e iniciativës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, jemi të detyruar të kërkojmë zbatimin e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor në Shqipëri, pikërisht për këtë fushë", u shpreh Arben Isaraj. Në këtë rast, shtoi ai, duhet zbatuar në mënyrë rigoroze Kushtetuta dhe sidomos neni 177, pika 5, ku flet në lidhje me sjelljen kushtetuese për rishikimin e amendamenteve. "Pra, kjo pikë dhe jo kreu për referendumet, pika 5, kërkon që amendamenti i miratuar t‘i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon 15. Për këtë arsye, bazuar edhe në Kodin Zgjedhor në fuqi, ne jemi interesuar pranë Kuvendit dhe kemi marrë përgjigje nga sekretari i përgjithshëm, ku nuk është zbatuar kërkesa e nenit 123, të Kodit Zgjedhor", tha Isaraj. Ndërsa shtoi se sipas Kodit Zgjedhor, kjo kërkesë duhej të ishte dorëzuar brenda 15 ditëve nga miratimi i amendamentit kushtetues në Kuvend.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›