Ku ka punuar miku i Edi Ramës, Dash Peza

Sigurisht tani që po flitet për hapjen e të vërtetave të diktaturës, do të ishte me interes për ata që nuk njohin shumë të kaluarat të dinë më tepër për njerëzit e pallateve që ndërtohen në rrugë publike. Sikurse e thamë edhe dje Dash Peza ka qenë një punëtor operativ ilegal i Degës së Pestë të Sigurimit të Shtetit që nga fundi i vitit 1981. Për ata që nuk kanë shumë idenë e këtyre punëve mjafton të themi se punëtor operativ quheshin ata që nuk njiheshin si të tillë publikisht, por kamufloheshin me punë të tjera. Duke qenë të tillë ata mund të dilnin edhe në mes të ditës me shokët e tyre të lidhjes dhe jo të bënin “vetëm një xhiro nga pylli”. Jo më kot në të tilla punë përzihej edhe Dash Peza, miku i sotëm i kreut të opozitës. Por kaloi në repartin 323 si “punonjës biblioteke”.
Pastaj nga viti 1986 kaloi si efektiv i Ministrisë së Punëve të Jashtme (natyrisht jo për diplomaci). Në rast se miku më i afërt i Edi Ramës, Dashi do të kandidojë për Partinë Socialiste të “Babës”, atëherë i duhej të vërtetonte pastërtinë e figurës, duke u përballur me faktin kokëfortë të qenies si oficer ilegal i Sigurimit të Shtetit. Kjo gjë do të vejë në siklet mikun e tij Rama. Për emërimet e atëhershme kishon dijeni edhe shokët Feçor Shehu e Hekuran Isai.