Thaçi: Më 16 shtator hapen doganat me Serbinë
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se data zyrtare e hapjes së doganave me Serbinë është 16 shtatori, dhe jo data 10 sic ishte paralajmëruar më parë nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri.
Këto komente kryeministri kosovar i bëri gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku sqaroi se në pikat 1 dhe 31 do të hiqet vetëm bllokada ndaj mallrave serbe, ndërkohë mallrat me akcizë nuk do të kalojnë në këto pika.
Sipas shefit të qeverisë së Kosovës këto mallra do të lejohen të kalojnë në pika të tjera doganore midis dy vendeve.
Thaci ripërsëriti ehde një herë se aksioni i 25 korrikut pë vendosjen e barrikadave me Serbinë ka qenë në përputhje të plotë me partnerët ndërkombëtarë.
(e.m/BalkanWeb)