Ku po pushojmë sivjet?
Adriatik Kelmendi
Gjithçka fillon dhe ul ritmin e zakonshëm. Gjysma e trurit mban koncentrimin në punë dhe gjysma tjetër merret me planifikim. Përnjëherë fillojnë gërmimet nëpër shtëpi për të gjetur shortset, kapuçat dhe sandalet e plazhit, të shikohet nëse ka nevojë të blihen të rejat, apo të vjetrat e shtyjnë edhe për një sezon. Planifikohen librat me përmbajtje të lehtë dhe me pak faqe, që do të mund të lexohen (ose vetëm të na shoqërojnë) nën çadra, shikohet se a i kemi Ipod-ët, ose Mp3 player-ët e tjerë të azhurnuar me albumet e fundit, e deri te përzgjedhja e kremrave për rrezitje. Sakaq, e vëren se nuk je vetëm me këtë disponim. Reklamat për destinacionet joshëse vijnë nga të gjitha anët, miqtë të flasin se ku dhe kur do të ikin nga hallakamat urbane, dikush tjetër sapo është kthyer, teksa sheh se edhe në seancën e Kuvendit kanë filluar që vendimet të lidhin me kohën para dhe pas pushimeve të verës. Dhe gjithçka, deri këtu, duket absolutisht OK. Deri në çastin kur shtrohet pyetja: Ku të shkohet? Në dukje të parë, një pyetje krejt e thjeshtë, por që ngre më vete edhe shumë pyetje bukur të komplikuara, në formën: Si të shkohet? Apo, ndoshta në një të pazakontë për raste të këtilla: Kush jemi ne?!
Kosovari dhe turisti
mbeten larg!
KOSOVARI TURIST! Hem kosovar, hem turist! Gjithmonë kjo sintagmë ka asociuar shumë gjëra, krejt ndryshe nga ajo që pritet për një turist. Në një klishe të etabluar ndërkombëtarisht, turisti shihet kryesisht si një person i veshur me rroba me tone gazmore, sandale në këmbë, kapuç në kokë, çantë mbi shpinë e ndonjë hartë në dorë, gjysmë i trullosur, i pajisur me një disponim heroik për të qeshur, ose edhe për t'u ankuar për gjërat e situatat, që në ditët e zakonshme nuk do t'i ngjallnin emocionet e njëjta të skajshme. Me një fjalë: person që ka paguar të kalojë një, ose dy javë, pa rutinën e jetës së zakonshme, çfarëdo qoftë ajo. Por, ky turisti kosovar? Fotografitë, më shpesh sesa ato të klishesë, na arrijnë të përziera si në kaleidoskop: nga shalqirin, domatet e vaji i ullirit në plazh; copat e llamarinës me mbishkrimin "dhoma", ose "lloma" (varësisht se ku ndodhemi), me dushe, ose pa to; gullashët e fasulja, i ofruar me çmime shpesh edhe më të lira sesa në vendet e ardhjes; radhët për pajisje me viza, që shpesh refuzohen; i riu i vetmuar, ose familjari i dëshpëruar për të depërtuar në Perëndim, "i maskuar" si turist, ose edhe individi, i cili për t'i mbushur vetes mendjen se është patriot, nuk e vëren se po lahet në ujin e përzier me të pëgërat e bashkëkombësve, që fati i keq i ka ndarë për më se gjysmëshekulli. Kështu ka qenë për shumë vite me radhë dhe me gjasë kështu do të jetë edhe këtë verë. Pavarësisht se shumë ndryshime pozitive kanë ndodhur në rajon dhe në Evropë, pak prej tyre i kanë prekur edhe shqiptarët në Kosovë, edhe në Shqipëri. Për këtë shkak, këtu e tutje, në shkrim do ta shmang termin "turist" dhe do ta zëvendësoj me "pushues". Përgjigjet gjenden në disa situata e momente. Fare shkurt:
I pafavorizuar nga të vetët
ULQINI. Pushuesit kosovarë e kanë gjetur prehjen bregdetare në Ulqin për shumë dhjetëvjeçarë. Llogaritë: vend i bukur me margaritarë të dhuruar nga natyra, flitet shqip, është lirë dhe nuk është shumë larg. Plus mund të bëhej edhe ndonjë xhiro me barkë deri në kufirin me Shqipërinë dhe pastaj mund të thuhej se është parë live "një copë mëmëdhe". Por, Ulqini, sot, ndonëse ka arritur të jetë dukshëm më përpara (edhe shkaku i traditës) me qytetet e tjera bregdetare të shqiptarëve, si dhe investimeve të qëlluara të kohëve të fundit në infrastrukturë, ka mbetur prapa krahasuar me zhvillimin e qyteteve të tjera buzë detit në Mal të Zi. Teksa, për shembull Budva, e cila shtrihet në rreth 60 kilometra largësi, ia ka dalë që të tërheqë investime qeveritare e të jashtme, si dhe turistë të huaj, duke pasuruar për disa shkallë ofertën, kjo në masë dukshëm më të vogël ka ndodhur me Ulqinin. Ky qytet është varur kryesisht nga projektet, që me mund të madh ia ka dalë t'i sigurojë udhëheqësja aktuale lokale, ose edhe investimet vetanake të shqiptarëve nga diaspora. Fakti i të qenit i vetmi qytet bregdetar me shqiptarë jashtë Shqipërisë, sa i ka sjellë në njërën anë trajtim jo të barabartë nga Podgorica, njësoj do të duhej të ndihmohej, si qytet strategjik, që nuk duhet humbur nga pushuesit shqiptarë të të gjitha anëve.
Fundi i muajit të mjaltit me kosovarët
BREGDETI I SHQIPëRISë. Sigurisht se këtë sezon do të duhej të planifikonte më shumë për përmirësimin e shërbimeve për pushuesit, sesa në autostradën e rihapur, ose patriotë-turistët. Shqipëria e kishte prekur verën e kaluar majën, me numrin më të madh të pushuesve, por kjo do të duhej të ishte vera e fundit që kosovarët nisen drejt brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe Jonit për arsye jashtëplazhore. është diçka tashmë e parë dhe joatraktive si herën e parë grishja për të arritur nga kufiri në det për dy-tri orë rrugë në autostradë, ose vetëm fakti që paratë e shpenzuara të shkojnë te bashkëkombësit. Nga sivjet do të duhej që ofertuesit në Shqipëri të llogarisin më tepër se si të përmirësohet infrastruktura e përgjithshme, duke filluar nga plani i përgjithshëm urbanistik, ndarja e ujërave të zeza, pastërtia, shërbimet klienteliste e deri te përzënia e bagëtive nga plazhet, në mënyrë që të bëhen atraktivë dhe të jenë destinacion për verime të qeta. Ka ardhur koha që Shqipëria t'u ofrojë pushuesve më shumë sesa ç'i ka dhuruar natyra, pasi një pushues natyrshëm do të donte që ndonjëherë t'ia ndajë sytë detit dhe të shikojë çka ka prapa. E, kaosi urbanistik, vështirë se do t'u pëlqente atyre që synojnë të harrojnë kaosin e vendeve prej nga vijnë, si për shembull në Kosovë.
Pushues në geto
Të TJERëT. Pushuesit nga Kosova dhe nga Shqipëria, edhe sivjet mbetën prapa përparësive që i fituan fqinjët e tyre, në formë të liberalizimit të vizave "Schengen". Edhe kësaj vere, shqiptarët mbesin të izoluar, edhe në kohë pushimesh. I vetmi përfitim nga kjo situatë do të mund të vijë në formë të ofertave të agjencive turistike të vendeve fqinje për prenotime në Spanjë, në Itali, në Greqi dhe në vende të tjera, por për një pjesë shumë të kufizuar të popullatës, që kanë mundësi të kualifikohen për t'u pajisur me një vizë "Schengen". Për të tjerët, qytezat e Costa Brava-s, Ibiza e Mallorca, Capri, Rimini e Sicilia, Kreta, Halkidiki e Asprovalta, vazhdojnë të mbesin të paarritshme edhe për një kohë. Ekskursioni më i largët, pa asnjë detyrim, madje, me lehtësira për poseduesit e pasaportave kosovare, ose shqiptare, mbetet Turqia. Faleminderit prej tyre!
Ndërkohë, vetëm ca ngushëllime të vogla vijnë nga rajoni, se zgjerimi i hartës pushuese për shqiptarët ka filluar të lëvizë. Me Kroacinë, që i ka hequr vizat për Shqipërinë. Ose, edhe idenë e mini-"Schengenit" ballkanik, të elaboruar në Samitin e Prevallës. Dhe kjo vetëm nëse do të ndodhte shpejt, pasi liberalizimi i pritshëm i vizave "Schengen" do ta bënte të pakuptimtë.
Turist - shpresojmë një ditë
NUK E DI SE A KA edhe shumë vende dhe popuj të tjerë, që përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me destinacionet brengëharruese e diellore për pushime verore, i marrin në formë të përgjigjeve në pyetjen e përhershme ekzistenciale: Kush jemi? Dhe që këto përgjigje të jenë më përmbajtësore dhe më ilustruese sesa ato për shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri.
Sidoqoftë, në Kosovë, para shumë vitesh ka qenë më e lehtë qasja në destinacione pushimi, pastaj është vështirësuar dhe tash ngadalë, megjithatë, po jep shenja të përmirësimit. Në Shqipëri ka qenë e pamundur që të shkohej më herët për verime jashtë vendit, tash po vjen duke u lehtësuar qasja. Mbetet të shihet se edhe sa kohë për shumicën e popullatës në Kosovë, por edhe në Shqipëri, nocioni "turist" do të mbetet i ndryshëm nga kuptimi i turistit për shumicën e qytetarëve të botës. Fatkeqësisht, edhe kësaj vere do të jemi jashtë klishesë. Natyrisht: respekt për përjashtimet.
Pushime të këndshme!