E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna dhe vajza rrihen në rrugë për sjelljen e të birit



Një grua dhe vajza e saj 14-vjeçare janë ndaluar, zhveshur dhe rrahur në mes të rrugës nga një grup prej 14 personash në provincën pakistaneze, Punjab. Sipas “DawnNews”, grupi ka kapur Allah Vasai dhe vajzën e saj, Ashraf Mai, ndërsa ato po përpiqeshin të gjenin punë në terrenin e tyre. Nëna është ndëshkuar për sjelljen e keqe të së birit, i cili ka pasur një marrëdhënie me një vajzë të re në atë zonë. Banorët e qytezës Shehr Sultan, afër Mirvalasë, kanë treguar se bëhet fjalë për “një mësim dhënë gruas për sjelljen e keqe të së birit, Saddam Husain”. Nismëtari i ndëshkimit, një farë Safdar, ka theksuar se Saddam kishte marrëdhënie me vajzën e tij. Safdar dhe 13 persona të tjerë i kanë transferuar dy gratë në një zonë të hapur, duke i detyruar të zhvishen, pasi i kërcënuan me pistoletë në kokë dhe duke i goditur me shkopinj, përpara një turme të madhe që nuk kishte bërë asgjë për t’i ndaluar. Vetëm një person ka lajmëruar policinë, e cila sapo kishte mbërritur në vendngjarje duke ndaluar përgjegjësit dhe duke ndihmuar dy gratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›