Ku t’i përdorim paratë e fjetura?
Sa është masa e kapitaleve të fjetura në Shqipëri? Një shifër e frikshme. Ministri i Financave, Bode, përmendi se paratë dhe kapitalet e palegalizuara tek ne, që presin të hyjnë në qarkullim nëpërmjet amnistisë fiskale, mund të jenë 20 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, pra 2 miliardë euro! Ekspertët e ekonomisë flasin se rreth 35 për qind e totalit të parave në vend qarkullojnë jashtë bankave. Nëse këto para janë aty rreth 4 miliardë euro (1.5 miliardë euro depozita bankare, rreth 1 miliard kapital qarkullues), pa përfshirë paratë që lëviz qeveria, i bie që afro 1.6 miliard euro lëvizin apo flenë jashtë bankave. Sa prej tyre lëvizin si para të shpenzuara në kesh apo si të marra fajde? Sërish ekspertët e ekonomisë përmendin se mund të jenë edhe më pak se gjysma e parave jashtë bankave. Kështu që ato fonde, para që nuk vihen fare në lëvizje, janë praktikisht kolosale, ndoshta 800-900 milionë euro. Flenë në kasaforta, nën dyshekë, nën rrogoza, në pritje të një dite më të mirë apo të ndonjë rasti të besueshëm për t’u investuar. Fondet e investimit provuan me letrat e privatizimit dhe dështuan pesëmbëdhjetë vjet më parë tek ne. Rasti tipik ishte Fondi Anglo-Amerikan. Tani ka ardhur koha për mjete të reja, të shpejta dhe të besueshme. Një prej tyre është fondi i kapitaleve. I quajtur në gjuhën teknike angleze “equity fund”. Është një bashkim kapitalesh të disa sipërmarrësve - mundësisht dhe të një apo disa bankave - për të financuar një projekt me vlerë apo për të blerë një kompani që ndoshta është në vështirësi tani, por premton shumë dhe ka të ardhme. Nëse një lloj i tillë fondi ecën, deklaron fitim mbi 10-15 për qind në vit, qytetarët me kursimet e tyre mund t’i kthejnë sytë nga ky fond. Kuptohet që fitimi nga fondi nuk vjen sa të hapësh e mbyllësh sytë. Por në një plan më afatgjatë, në dy deri në tre vjet, fondi mund të jetë zgjidhja e shumë problemeve tona sot në rang ekonomie. Suksesi i këtij mjeti varet nga sa besim do të fusim ne të gjithë në të. Ne shqiptarët, si individë apo edhe si sipërmarrës, kur kemi disa para në dorë, duam që fitimin prej tyre ta nxjerrim sa më shpejt. Maksimumi që mund të presim, është një vit. Por deri tani fitimi më i sigurt me nivel 7-8 për qind në vit kanë qenë vetëm bonot e Thesarit të Shtetit. Shteti është një mijë për qind i sigurt, kështu që kemi futur paratë tona atje. Marrim një dorë para pas një jave që i fusim dhe pastaj biem rehat. Por a është kjo zgjidhja më e mirë për paratë tona? Modelet e ekonomisë moderne tregojnë që jo. Dhe ato shpejt a vonë do të futen edhe tek ne, ashtu sikurse po futet dalëngadalë kultura për të blerë ushqime e sende të tjera një herë në javë, të shtunën, në shumë nga familjet tona, në qendrat e mëdha tregtare të hapura në Tiranë, Durrës, Fier apo Vlorë. Fondi i kapitaleve është “qendra tregtare” se ku mund të përdorim më mirë kapitalet tona. Fjala vjen, kodrat e fshatit Rradhimë në Vlorë shohin nga deti. Ato janë të virgjëra, të populluara vetëm nga shkurret deri tani. Me 2-3 fshatra turistike aty mund të ndërtohen të paktën 150 vila. Por pronarët e tokave në Rradhimë kaq para sa duhen për të ndërtuar të 150 vilat dhe infrastrukturën përkatëse nuk i kanë. Kështu që rrinë. Edhe kompani ndërtuese shqiptare, edhe ato më të fuqishmet nuk mbledhin dot të vetme 40-60 milionë eurot që duhen për investimin. Por një fond kapitalesh këto para mund t’i ngrejë. Futet një bankë dhe jep 20-25 për qind të parave si dhe garancinë për menaxhimin modern e profesional të fondit. Futen 4-5 kompani