E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët: Zjarre në vendgrumbullimet e plehrave, ndërhyni

Banorët në periferi të Elbasanit, prej disa ditësh thithin ajrin e ndotur që krijohet nga vatrat e zjarrit të ndezura pranë fushës së grumbullimit të plehrave. Banorët kërkojnë zgjidhjen e situatës. 

ELBASAN-Një nga zonat periferike të qytetit të Elbasanit, ku grumbullohen mbeturinat e qytetit, është përfshirë nga flakët ditët e fundit duke shkaktuar ndotje në të gjithë zonën. Në fushën e plehrave në përëndim të Elbasanit vatrat e zjarrit nuk kanë autor, ndërkohë pasojat janë ekstreme. Re të dendura tymi të shoqëruara me erën e rëndë të plehrave që digien, kanë bërë të pamundur jetesën për banorët e lagjes që ndodhet aty pranë.

Burime nga firma e grumbullimit të plehrave sqarojnë se prej ditësh po punohet për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë këtë zone, por situata ende nuk është vënë nën kontroll. Për shuarjen e flakëve në fushën e mbeturinave është kërkuar edhe ndihma e shërbimit të zjarrfikësve por sërish situate nuk është zgjidhur. Fusha e grumbullimit të plehrave që ndodhet në periferi të qytetit të Elbasanit është përfshirë edhe herë të tjera nga zjarret, shuarja e të cilave ka zgjatur për ditë të tëra.
(NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›