Te marten fituesi per projektin e dyte te Parlamentit

Të martën Komisioni Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar pritet të shpallë fituesin e projektit.
Marsin e vitit të shkuar në konkursin ndërkombëtar për Parlamentin e ri u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë e tyre), 14 ndër më prestigjiozet në botë.
Pas konsultimeve, rreth një muaj me publikun dhe votimit të tij edhe në faqen e Kuvendit në internet, më 24 mars juria e kryesuar nga personaliteti i përmasave botërore, Hans Ibelings përzgjodhi 3 projektet fituese, ndër të cilat më shumë pikë mori projekti vjenez i cili identifikohej me kodin 11022.
Por duket se nuk do të jetë ky projekti mbi të cilin do të ndërtohet kompleksi i ri parlamentar. Siç është bërë e ditur para disa javësh edhe nga kryeministri Berisha e kryetarja e Kuvendit në media, kompania austriake ka kërkuar mbi 11% të vlerës së ndërtimit, një shifër kjo e vlerësuar si tepër e lartë dhe e papranueshme, kur dihet që vlera mesatere europaine është rreth 7%. Për këtë arsye projekti i dytë fitues i cili në prezantim mbante kodin knit T pritet të jetë më favorizuari për t’u shpallur fitues në diksutimet e të martës të Komisionit Shtetëror të martën për kompleksin e ri parlamentar. Pasi ka kërkuar nëj shifër më të leverdisshme.
Ky projekt në fakt kishte fituar zemrën e vizitoreve të shumtë te maketeve te Parlamentit dhe i përket një studioje nga Bolonja.
Projekti që sjell me force klasiken përbehet nga mbulesa aktive e projektit si ikonë dhe strehuese. Ekspertët vlerësuan se se kolonat ishin një element ri-interpretues në konceptimin e tyre historik.
Holli kryesor ka hapësirë madhështore me lartësi të plotë që përfshin sallën plenare dhe funksionet e shërbimit të publikut. Ajo përmban fortesat qeveritare nëntokësore, organizuar në vetvete si një qytet i vogël autonom, e ku nje theks të veçantë marrin parqet dhe sheshet e brendshme të shtruara, që përhapnin sensin e natyrës dhe të mirëqenies.