Erotizmi i dëshpëruar i Kongolit

11/02/2005 Sa herë i duhet të flasë për veprën e tij, shkrimtari Fatos Kongoli pëshpërit gjithnjë: “letërsia është diçka e vështirë”. Romani i tij më i fundit “Te porta e Shën Pjetrit” ia ka hequr gjithë turpin, e ka bërë shkrimtarin arrogant, nuk është Kongoli njeri. Ai duhet të përgatitet për të qenë i fortë, sepse ky roman e ka çliruar nga burgu i vetvetes. Por brenda tij janë dhe shumë të tjerë që pësojnë të njëjtën gjë, është gati një komunitet, të gjithë duhet të jenë të fortë, sepse romani i Fatos Kongolit paralajmëron për njeriun disociativ, lajmëron një tronditje që shkaktohet nga tabutë. Megjithëse koshienca ka arritur deri në atë pikë në shoqërinë tonë, sa gjëma më madhe nuk habit askënd. Por, kjo për shkrimtarin shkakton një lloj çlirimi nga kompleksi i Jungut në kërkim të identitetit, pasi ndjehet keqardhja për degradimin e pabesueshëm të individit. Por ka “mjaftuar” simfonia e pestë e Bethovenit, tingulli fatndjellës i shkrimtarit, që të ç’tensionohet jeta absurde, duke kërkuar një destin biblik në prag të portës së Shën Pjetrit. Prap në pasiguri, Kongoli e fut realizmin e romanit të tij, kjo si këmbë e parë për letërsinë tonë, në atmosferën e erotizmit të dëshpëruar, pikërisht duke ia prezantuar lexuesit, me kast, për Shën Valentinin.
Ndërsa në fund të marsit, përkthyesi Edmond Tupja do ta bëjë gati për tregun e librit francez.
Mund të konsiderohet ky botim një dhuratë për Shën Valentinin. Një libër erotik apo jo?
Është një libër erotik. Ndërsa nuk më shkonte mendja kur fillova ta shkruaj romanin, se ky do të dalë pikërisht në prag të festës së Shën Valentinit. Kjo është një rastësi, por, në fakt, them se përkon mirë, jo keq. Duke iu referuar përmbajtjes së tij në roman, dy nga linjat kryesore i takojnë dashurisë së pafat, që mesa di unë dhe historia e Shën Valentinit nuk ishte aq e lumtur. Kështu që, kjo them se përkon.
Që nga titulli “Te porta e Shën Pjetrit” ka një guxim për të paraqitur një roman në thelb biblik...
Problemi është se, unë, sigurisht nuk kam dashur të shkruaj një roman me frymëzim fetar dhe, madje dikush më pyeti se meqë unë isha ateist, pse i kisha vënë këtë titull me “Shën Pjetri”. Unë nuk jam ateist, jam laik, nuk jam kundër feve, por fakti që kam vënë titullin “Te porta e Shën Pjetrit”, ka një kuptim simbolik.
Personazhet e mi nuk kanë frymëzime të tilla. Megjithatë, fakti që kam vendosur këtë titull, ka një domethënie të rëndësishme për librin
Romanin tuaj e cilësuan si liri pas dënimit me burg, në katër romanet e para. Ka ndryshuar shumë në stil dhe në frymëzim. Çfarë ishte kjo nxitje për të ndryshuar?
Duke u nisur nga këndvështrimi i parë duket diçka e thjeshtë; pasi kam shkruar pesë romane me një frymëzim tjetër, nëse mund të pranohet kjo fjalë në këtë rast, mendova që hë për hë i kam larë hesapet me pjesën më të madhe të jetës sime me vetveten. Megjithëse këto hesape nuk lahen kurrë. Për këtë synova që të hap një faqe të re në krijimtarinë time letrare dhe dëshiroj të filloj diçka të re, që të jetë më afër lexuesit sot.
Romani juaj ka brenda një lloj fenomeni “Bathore”, që dikush e cilësoi dhe “Çeçeni”. Keni menduar se duhet të përballoni reagime të ashpra apo kundërshtime për këtë?
Një nga linjat e romanit zhvillohet në një qytezë periferike të Tiranës dhe ata që e kanë lexuar menjëherë kanë menduar Bathoren. Nëse kjo u ka kujtuar Bathoren nuk kam asgjë kundra, por ajo, sigurisht ka një kuptim më të përgjithshëm për realitetin e sotëm shqiptar. Ndaj nuk mund ta shmang nga realizmi i romanit.
Jeta absurde, personazhe në krizë identiteti, çfarë të shtyu t’i hysh kësaj shoqërie, ku dhe gjëma më e madhe nuk habit më?
Jetoj në këtë shoqëri dhe jam mbartës i ndjeshmërisë për gjithçka ndodh këtu. E gjithë kjo shkon paralelisht me zhvillimin e aktualitetit në Shqipëri, në zhvillimin e jetës së njerëzve. Po të shihni gazetat, ka shumë më tepër ngjarje se sa ç’po shkruajnë romanet, po t’i marrim si fakte. Lexoni kronikën e zezë të mediave, raportimet për njerëzit që vetëvriten, ku ka lloj-lloj kurbanesh në realitetin e sotëm shqiptar dhe nuk mund të jesh i pandjeshëm ndaj këtyre.
Kjo do të thotë se keni marrë një lloj frymëzimi nga kronikat e zeza të mediave në këtë roman?
Jo, jo. Jo, nuk frymëzohem nga kronikat e mediave, por do të them se janë dukuri që nuk i shpëtojnë mediave, sigurisht që nuk kanë se si të më shpëtojnë dhe mua si vrojtues i realitetit, i jetës.
Në roman ka dhe dy linja dashurie, gati në fatalitet. Unë nuk kam mundur të hyj në jetën e tyre si despot dhe t’i sillja si të doja, sepse, nëse e bëja këtë do të bija në skemë. Duhet të ndjekësh logjikën e personazheve, veprimit të librit dhe idesë tënde.
Thelbi i romanit ndiqet nga motivi i fatit, përse të është dashur ta kërkosh atë?
Fati është thelbësori në jetë, unë e pranoj që ekziston. Në roman është pikërisht ky motiv i fatit, nga fillimi deri në fund. Këtë e mban një personazh, duke e sjellë me atë zilen dhe sinjalin e celularit, që e kam personifikuar si sinjalin e fatit. Ai është motivi i simfonisë së 5-të të Bethovenit. Kjo është një lojë që ndërtoj me motivin e fatit, derisa personazhet shkojnë tek Shën Pjetri. Atje nuk dihet nëse do të shkojnë në parajsë apo ferr, pastaj është “gjykatësi” që vendos.
Intervistoi: Violeta Murati
Pirro Misha: Romani i Kongolit është një ngjarje letrare, duke të kujtuar fenomenin Bathore, ku tre personazhe zhyten në krizë. Shkrimtari i ka hyrë sfidës së letërsisë shqiptare për të kuptuar dhe të zbërthyer realitetin. Romani lexohet me një frymë, e ndërtuar nga një teknikë moderne.
Edmond Tupja: Fatos Kongoli është i lirë në këtë roman, pasi është dënuar në katër romanet e para. Tani e kreu këtë dënim. Ndërsa “Lëkura e qenit” e çoi në botën e lirë, romani i ri e çliroi. “Te porta e Shën Pjetrit”, shkrimtari prek shumë tabu, që dhe mund ta kundërshtojnë. Ai është themelues i erotizmit të dëshpëruar.
Pjesë
...Bosi nuk më detyroi të pija. Në vend të kësaj më kërkoi të ngrihesha në këmbë, të qëndroja përpara tij, dhe unë u ngrita, qëndrova në këmbë përpara tij. Ai më kërkoi të zhvishesha dhe unë zura të zhvishesha, duke i hedhur rrobat te këmbët e mia, derisa mbeta lakuriq. Ai e mbushi edhe një herë gotën e uiskit dhe zuri të më vështronte në heshtje. Pinte uiski dhe vetëm më vështronte. Pastaj mbërriti çasti i tmerrshëm kur më kërkoi të ulesha në prehrin e tij, siç më kishte kërkuar dikur im atë. U ula. Ai më mori erë, gjatë, të thuash se nuk gjente të ngopur me aromën e trupit tim. Zhyti fytyrën te gjinjtë, më thithi thimthat, filloi të më puthte, të më kafshonte, të më shtrëngonte fort. Një shkëndijë që më xixëlliu në errësirën e trurit për t’iu shkëputur, u shua. Nuk munda të bëja gjë tjetër veç të mbyllja sytë, të zhytesha thellë në terrin tim e ta lëshoja veten në duart e tij, duke pritur çastin e zhvirgjërimit...