E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuajt, ‘turistë’ në qytetin e UNESKO-s



"Lulet i hanë gomerët". Ky zhargon i përshtatet rëndom qytetit të UNESKO-s në Berat. Vetëm 100 metra larg bashkisë, lulishtja më e madhe e qytetit është shkatërruar nga kafshët, kuaj e derra. Ndonëse lulishtja ka një rojë dhe Policia Bashkiake është e pranishme gjithashtu përreth saj, sërish ajo është shkatërruar. Bari dhe lulet janë përpirë nga këto kafshë që nuk trazohen nga askush për të mbrojtur këtë lulishte. Turistët e huaj shfrytëzojnë pamjen e "rrallë" duke bërë një shkrepje me aparatin e tyre, ndërsa nuk e fshehin habinë për këtë neglizhencë që i bëhet një prej vendeve më të rëndësishme e shplodhëse për qytetarët beratas. s.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›