Kualifikimi, rezultat i punës

Mbrojtësi i Vorsklas, Armend Dallku ka folur pas fitores 3:0 ndaj ekipit nga Irlanda e Veriut, Glentoran, në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve në Europa League. Përfaqësuesi shqiptar thotë se ky është rezultat i punës që bëri ekipi, e cila iu shpërblye në fushë.
“Kishim dëshirë të luanim për fansat, për trajnerin, për klubin dhe për udhëheqësit e tij. Unë mundohem gjithmonë për 90 minuta të jap gjithçka. Ishte e vështirë, por ne e ruajtëm energjinë deri në fund. Na nevojitej të shënonim dhe e bëmë këtë. Jemi mjaft të kënaqur me lojën”, tha mbrojtësi vushtrrias.
Ai pret që në ndeshjet e Europa League të arrijnë në stadium edhe më shumë fansa. Dallku ndihet mirë që bashkëkombësi i tij, Ahmed Januzi shënoi dy gola dhe njërin prej tyre ia asistoi pikërisht ai. Sulmuesi vushtrrias shënoi në minutën e 33-të dhe në atë të 73-të, kurse Kurylov e realizoi golin e dytë në minutën e 36-të.