Kupa e Amerikes sot ne mbremje ndeshja Uruguai-Paraguai

Mes objektivit për të hyrë në histori dhe atij për t’u kthyer te suksesi pas më shumë se 32 vjetësh, Uruguai dhe Paraguai do të zbresin sot në mbrëmje në “Monumental” të Buenos Aires për finalen e Kupës së Amerikës.
Dy skuadrat vijnë në aktin e fundit pas një paraqitje të shkëlqyer, ku gjatë rrugës nxorrën jashtë turneut më të rëdësishëm të futbollit amerikano-jugor gjigandët e Argjentinës dhe Brazilit. Me dyshimin e vetëm mbi aktivizimin e sulmuesit të Napolit, Edison Kavani, Uruguai paraqitet në finale si favorit. Skuadra e drejtuar nga Oscar Washington Tabarez eliminoi Argjentinën në çerekfinale, triumfoi më pas ndaj Perusë, ndërsa tani është vetëm një hap larg rekordit për t’u bërë kombëtarja e parë që ngre për të 15-ën herë trofeun e Kupës së Amerikës.
“Kjo është një ndeshje finale dhe gjithcka mund të ndodhë. Nuk më pëlqen të cilësohemi si favoritë, pasi shanset për të fituar janë të barabarta. Gjithsesi, jemi përballë një objektivi historik dhe kjo na bën më të motivuar për të dhënë maksimumin në këtë sfidë”, ka thënë trajneri i Uruguait, Tabarez.
Nuk qëndron më pas në objektiva Paraguai.
Skuadra e drejtuar nga Gerardo Martino siguroi finalen pas pesë barazimesh radhazi, ndërsa dhuroi një nga surprizat e këtij kompeticioni duke eliminuar me penallti 5 herë kampionët e botës Brazilin. Me mungesa të rëndësishme si sulmuesi kryesos Roque Santa Cruz dhe mbrojtësi i majtë Aureliano Torres, Paraguai kërkon të fitojë titullin kampion, pasi triumfin e fundit e ka shijuar në vitin 1979.
Nertan Prifti