E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kualifikohen Inter dhe CSKA-ja



Interi dhe CSKA-ja janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve pas fitoreve të arritura mbrëmë ndaj çelsit të Londrës dhe Seviljes.
Samuel Eto’o ka rezultuar “njeriu gol” për zikaltërit e Mourinjos të cilët kanë nxjerrë jashtë loje as më shumë dhe as më pak se çelsin e drejtuar tashmë nga italiani Karlo Ançeloti. Pas një pjese të parë të ekuilibruar nga të dyja skuadrat, në pjesën e dytë ka qenë Inter, që ka marrë iniciativën duke rrezikuar seriozisht disa herë portën e portierit të ri Turnbull. Gjithsesi momenti final do të vinte të minutën e 78-të kur kamerunasi, Samuel Eto do të merrte një asist nga Uesli Shnajder duke shpërthyer drejt portës së çelsit, ballë për ballë me portierin, nuk do ta kishte të vështirë për të shënuar golin e avantazhit dhe të sigurisë. Për t’u theksuar ka qenë fakti se deri në atë minutë çelsi nuk kishte rrezikuar seriozisht portën e Hulio Cesar duke treguar një farë mënyre edhe një lloj inferioriteti ndaj Interit. Madje goli i Eto ishte një gabim fatal i rreshtimit të mbrojtjes. Me këtë fitore Inter kalon në gjysmëfinale duke u bërë pretendonte kryesore për finalen e “Santiago Bernabeut”.
Ndërsa në takimin tjetër CSKA e Moskës ka barë suprizën e radhës duke nxjerrë jashtë këtij kompeticioni mjaft të rëndësishëm Seviljen. Megjithëse spanjollët ishin favoritë kryesorë pasi patën barazuar në takimin e parë në Rusi do t’u mjaftonte edhe një barazim pa gola, ata nuk mundën të mposhtin furinë ruse. Në fillim Nesid dhe më pas japonezi Honda ç’vlerësuan golin e barazimit të përkohshëm të shënuar nga talenti i ri i kësaj skuadre Peroti. Me këtë kualifikim CSKA rikthen pas shumë vitesh një skuadër ruse në katër më të mirat e Evropës duke nxjerrë jashtë një ekip si Sevilje e cila deri para dy vitesh arrinte të fitonte dhe Superkupën e Evropës. Ndërkohë sonte do të njihen edhe dy gjysmëfinalistet e tjera ku Bordo do të presë Olimpiakos dhe Barcelona do të masë forcat me Shtutgartin. Javën e kaluar u kualifikuan edhe Mançester Junajtid, Arsenali, Lioni dhe Bajerni i Mynihut.

Ndeshjet

çelsi-Inter 0-1 (1-2)
Shënues: Eto’o 78’
çelsi: Turnbull, Ivanovic, Lampard, Drogba, Obi Mikel, Ballack, Malouda, Zhirkov, Terry, Alex, Anelka
Inter: Cesar, Zanetti, Lucio, Motta, Eto’o, Sneijder, Maicon, Cambiasso, Milito, Samuel, Pandev

Sevilja-CSKA 1-2 (1-1)
Shënues: Perotti 41’/ Necid 39’, Honda 55’
Sevilja: Palop, Fazio, Dragutinovic, Jesus Navas, Zokora, Luis Fabiano, Renato, Diego Capel, Navarro, Perotti, Stankevicius
CSKA: Semberas, Ignashevich, Berezutski, Gonzalez, Krasic, Honda, Aldonin, Berezutski, Akinfeev, Shchennikov, Necid

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›