E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS u kthyen në Kuvend,nuk ka krizë”



Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE Wolfgang Grossruck deklaroi dje se ndihej i kënaqur që socialistët i janë kthyer Kuvendit ndërsa të tjerat, sipas tij janë thjeshtë probleme politike të vogla. “Unë jam i kënaqur që problemet, nuk flas për krizën këtu, por problemet politike janë të vogla dhe socialistët u kthyen në Parlament, në të vetmin institucion ku bëhet dialogu dhe merren vendime të rëndësishme. Kështu, unë shpresoj se në të ardhmen kjo situatë bojkoti i Parlamentit do të mbetet një pjesë e vogël e historisë. Dhe jam i lumtur për kthimin e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Grossruck.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›