Kualifikohet Reali, triumfon Bordo
GRUPI A
Bordo –Juventus 2-0
Bordo ia doli të fitojë 2-0 me Juventusin, duke konfirmuar vendin e parë në grupin A, tashmë në kuotën e 13 pikëve. Golat për kampionen e Francës u shënuan nga Fernando në minutën e 54-t dhe Marouane Chamkah në të 90’.
Bajern – Makabi Haifa 1-0
Bajerni i Munihut fitoi me rezultatin minimal 1-0 me izraelitët e Makabi Hajfa. Golin e vetëm të takimit e shënoi Ivica Oliç në minutën e 62-të.
GRUPI B
CSKA Moskë-Volfsburg 2-1
CSKA-ja e Moskës i mbajti gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, pas fitores 2-1 me Volfsburgun e Gjermanisë. Për skuadrën ruse shënuan Tomas Necid (58’) dhe Milos Krasiç (66’). Për Volfsburgun realizoi Edin Dzeko në minutën e 19-të.
Mançester J.-Beshiktash 0-1
Mançester Junaitid humbi në “Old Traford” 0-1 me Beshiktashin, por pa rrezikuar aspak kualifikimin. Për turqit shënoi Rodrigo Tello në minutën e 20-të.
GRUPI C
Milan – Marsejë 1-1
Milani dhe Marseja barazuan 1-1. Golin për Milanin e shënoi Marko Borrielo në minutën e 10-të. Për skuadrën franceze barazoi Luço gjashtë minuta më pas.
Real Madrid – Zurih 1-0
Reali i Madridit siguroi kalimin midis 16 më të mirave të Europës, pas fitores 1-0 me zviceranët e Zurihut. Golin për “mbretërorët” e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 21-të.
GRUPI D
Porto – Çelsi 0-1
Çelsi arriti një fitore të rëndësishme 1-0 me Porton në Portugali, falë golit të realizuar nga francezi Nikolas Anelka në minutën e 69-të. Çelsi u ngjit në kuotën e 13 pikëve, Porto, e dyta me 9 pikë.
Apoel – Atletiko M 1-1
Apol Nikosia i Qipros dhe Atletiko Madrid nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në ishull. Nenad Mirosavljeviç në minutën e 5-të realizoi për qipriotët, ndërsa për spanjollët shënoi Simao në minutën e 62-të.
LIGA E KAMPIONEVE
DITA 5
25 NËNTOR 2009
A Bordo-Juventus 2-0
A Bajern Munih-Makabi H. 1-0
B CSKA Moskë-Volfsburg 2-1
B Mançester J.-Beshiktash 0-1
C Real Madrid-Zyrih 1-0
C Milan-Marsejë 1-1
D Porto-Çelsi
D Apoel-Atletiko Madrid 1-1
24 NËNTOR 2009
E Debreceni-Liverpul 0-1
E Fiorentina-Lion 1-0
F Rubin Kazan-Dinamo Kiev 0-0
F Barcelona-Inter 2-0
G Rejnxhërs-Shtutgard 0-2
G Unirea-Sevilja 1-0
H Alkmar-Olimpiakos 0-0
H Arsenal-Standard L. 2-0
26 Nentor 2009