E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja e trenave plagos 24 persona në Berlin

Berlin - Një tren pasagjerësh është përplasur mbrëmë me një tren mallrash në Berlin, duke lënë të plagusor 24 persona. Pesë prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, mes të cilëve edhe makinisti.

Vagonët e trenit të pasagjerëve përfunduan jashtë shinave pas përplasjes. Ai vinte nga qyteti Stralsund.

Të lënduarit u shoqëruan menjëherë në spital nga mjekët, të cilët u gjendën menjëherë në vendngjarje.

Organet kompetente nisën menjëherë hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›