E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Gjykatat nëveri nuk janë pjesëe negociatave

PRISHTINË- Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i ka cilësuar të pamatura deklaratat e EULEX-it, ku thuhet se çështja e gjykatave në veri është pjesë e bisedimeve me Serbinë.

Sipas mediave kosovare zëvendëskryeministri i Kosovës duke i’u përgjigjur qëndrimit të Eulex në lidhje me situatën në veri të vendit, ka nënvizuar faktin se gjykatat nuk janë pjesë e negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit , ndërkohë që i ka bërë thirrje EULEX-i që të marrë përsipër kthimin e funksionimit të gjykatave në veri.

Ndër të tjera Kuci ka thënë se nëse EULEX nuk ka kapacitet të kthejë funksionimin e gjykatave në veri, atëherë janë institucionet vendore që mund ta bëjnë një gjë të tillë.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›