Vetëvendosjeprish fjalimin e Thacitpara studentëve
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci është sfiduar nga aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje, të cilët tentuan të ndërpresin fjalimin e tij para studentëve të një universiteti privat në Prishtinë. Sic raporton RTK, ndërsa shpaloste programin ekonomik të vendit, aktivistët dolën para sallës me një pankartë ku shkruhej, “kjo qeveri u ka hipur skive”, duke iu referuar udhëtimit të një ekipi ministrash në Bullgari ku u hartua plani për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Situata precipitoi pas ndërhyrjes së punonjësve të sigurimit të universitetit, të cilët nxorrën jashtë aktivistët. Ndërsa vetë kryeministri nuk kurseu përgjigjen ndaj Vetëvendosjes.
“Këta që janë kundër ekonomisë së lirë të tregut dhe fuqizimit të sektorit privat, unë e kam theksuar edhe në parlament edhe në debate publike se qytetari ia ka treguar vendit gjithësecilit, por qytetari nuk I jep atij, përpos votën që si jep, edukatën nuk mund t’ja japë, ajo rrjedh prej familjes",-tha Thaci në pëgjigjen e tij.
Ndërkohë drejtuesit e universitetit janë distancuar nga ky veprim i Vetëvendosjes, dhe nëpërmjet një deklarate për media, ku shprehen se personat përgjegjës për këtë incident nuk janë studentë të universitetit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)