E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Mbikëqyrjandërkombëtare varet nga progresi

PRISHTINË- Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë Pieter Feith, ka nënvizuar faktin se përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nga Bashkimi Evropian varet nga progresi që do të arrihet në Kosovë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se këto deklarata Feith i bëri pas takimit të zhvilluar sot me ministrin e Kulturës Memli Krasniqi, të cilit i dorëzoi rekomandimet e dala nga konferenca e Prizrenit, “Ruajtja e zonave historike në Kosovë – Strategjitë dhe veprimet për planifikimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore urbane”.

Ndërkohë Feith ka deklaruar se çështja e pavarësisë së mbikëqyrur e Kosovës është çështje që pritet të vendoset nga shtetet të cilat e kanë përkrahur dhe njohur Kosovën. Ai ka shtuar se BE është duke e monitoruar progresin e arritur deri sa të implementohen elementet kryesore të Pakos së Ahtisaarit. Por ka theksuar se çështja e veriut mbetet akoma e pa përfunduar duke thënë se nuk është vetëm çështje ndërkombëtarëve, por edhe e vendorëve.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›