Stefanovic: Pala shqiptare do të fshijë Serbinë nga Kosova
BRUKSEL- Pala shqiptare nuk tregon gatishmëri që të lëshojë pe në qëndrimet e saj në lidhje me bisedimet me Beogradin. Kjo ka qënë deklarata e bërë nga kryenegociatori serb, Borko Stefanovic. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Europa e Lirë.
Sipas kryenegociatorit serb të bisedimeve Prishtinë-Beograd, të gjitha çështjet e hapura në tre raundet e bisedimeve në Bruksel nuk janë mbyllur.
Stefanovic mësohet të ketë thënë për mediat kosovare se pala shqiptare sikur po përpiqet të fshijë Serbinë nga Kosova, kurse "Beogradi ofron zgjidhje konkrete për rregullimin e gjendjes aktuale, sepse fshirja e Serbisë nga Kosova është e pamundur".
(e.m/rel/BalkanWeb)