E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet panairi punës

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 22:14

Drejtori ekzekutiv i panairit të punës, i cili është edhe drejtor i Odës Amerikane, Lekë Musa, tha se qëllimi i panairit të punës është ofrimi i mundësisë për studentët që të kontaktojnë me bizneset dhe të orientohen në drejtimet e caktuara, ku ata dëshirojnë të punësohen.

Musa tha se ky nuk do të jetë organizimi i tyre i fundit, por sipas tij në bashkëpunim edhe me universitetet tjera, do të përpiqen që të bëjnë organizime të tjera.

Ai njoftoi se ky panair vlen për të gjithë studentët të cilët kërkojnë punë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›