Italia tërhequshtarët e sajnga Kosova
ROMË– Për shkak të vështirësive buxhetore dhe kursimeve të domosdoshme, Italia planifikon të tërheqë të gjithë ushtarët e saj nga Kosova, si dhe të zvogëlojë kontingjentet e veta ushtarake në Liban dhe Afganistan. Kjo është deklarata që ka bërë Ministri italian i Mbrojtjes Ignazio La Russa, bën me dije agjencia e lajmeve Radio Europa e Lirë.
“Në Kosovë kemi 600 ushtarë, mirëpo planifikojmë që numrin tyre ta reduktojmë në zero”,- ka deklaruar minstri italian.
Ndërkohë ai rikujtoi se Italia i qëndron parimit që për hyrje dhe dalje nga ndonjë mision paqësor të bie dakort me partnerët e vet. Momentalisht Italia ka mbi 7 300 ushtarë të saj në misione paqësore në botë.
(e.m/rel/BalkanWeb)