Guvernatori zgjidhet të premten
Nga Express më 20 prill 2011 në ora 21:55
Pas rekomandimeve të panelit për përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, deputetët e Kuvendit do të votojnë në seancën e 22 prillit për guvernatorin e ri.
Në garë për këtë pozitë janë ushtruesi i detyrës së guvernatorit, Gani Gërguri dhe profesori i ekonomisë, Safet Merovci.
“Në të njëjtën seancë do të zgjidhet me votim të fshehtë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.
BQK kishte mbetur pa guvernator që nga viti i kaluar, kur ishte arrestuar e më pas shkarkuar nga pozita e guvernatorit Hashim Rexhepi, për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.
Procesi i përzgjedhjes së guvernatorit ishte përcjellë me parregullsi dhe pakënaqësi të shumta.